Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Tregu i bananeve në Shqipëri/Pse u 10-fishuan importet nga Kolumbia

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Konsumi i bananeve zë një vend shumë të lartë në Shqipëri. Bazuar në statistikat dhe përllogaritjet e fundit, shqiptarët renditen në vendin e parë në rajon për konsumin e tyre.

Kur bananet hynë për herë të parë në Shqipëri, u bënë alternativa e qindra ambulantëve, që shisnin frutën tropikale me arka të vogla në rrugët kryesore të Tiranës. Për shkak se fruta e bananes kërkon klimë specifike për t’u kultivuar, kryesisht është eksportuar nga vendet prodhuese të saj.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme u sekuestruan në kontenjerin e një kompanie jashtë Portit të Durrësit, 613  kg  kokainë me vlerë tregu 180 milionë euro. Droga e fshehur mes bananeve kishte ardhur nga Kolumbia, ndërsa drejtuesi i kompanisë është larguar   3 javë më parë në drejtim të Gjermanisë.Ndërkohë aksioni për kapjen e drogës ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ku vlen të përmendet se në  shtetin fqinj të Italisë u sekuestruan 5 ton marijuanë, ndërsa në pranga përfunduan 25 persona. Sipas autoriteteve italiane, droga  e kapur vinte nga Shqipëria.

Përdorimi kryesor i bananeve sigurisht që është konsumi, bazuar kjo edhe mbi vlerat ushqyese të saj. Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’ është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon.

Prodhuesi më i madh botëror, Ekuadori, përllogarit një konsum mesatar për frymë 100 kg në vit.

Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tre shtete: Kolumbi, Ekuador, Meksikë.  Bazuar në të dhënat e pesë viteve të fundit, importet e bananeve nga Kolumbia në Shqipëri janë 10-fishuar nga viti 2010. Eksportet e bananeve nga Kolumbia arritën sasinë dhe vlerën më të lartë të eksportuara drejt Shqipërisë në 2016-n që prej fillimit të vitit 2000 (ndërkohë që të dhënat e 2017-s akoma nuk janë publikuar).Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të eksportuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.

Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalit në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vijnë nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia.

Tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet në vendet e Amerikës Qendrore. Eksportuesi kryesor sipas të dhënave të FAO-s është Ekuadori. Në total, të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60 për qind të tregut të bananeve në botë, apo me vlerë 7.1 miliardë dollarë.

Tags: bananevefishuanimportetKolumbiapseshqiperitregu

TË LIDHURA

Aktualitet

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026
Aktualitet

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Next Post

Këmbimi valutor/ Euro në nivelin më të ulët prej 9 vitesh, paundi britanik në rënie

Mbyti gruan me litar, arrest me burg për 76-vjeçarin

Paketa “Për një familje të shëndetshme”, 8 analiza me vetëm 4000 lekë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

by mirseda
20:22 | 06/06/2026
0

Një qytetar ka prekur turmën gjatë protestës me fjalimin e tij. Protestuesi ka treguar se po lufton...

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com