Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tre vjet nga zgjedhja e Presidentit Trump

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tre vjet nga zgjedhja e Presidentit Trump

8 nëntori shënon përvjetorin e tretë të zgjedhjes së Donald Trump-it si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në vitin 2016.

Trump mbetet një personazh i fuqishëm në politikën amerikane.

Por përvjetori i tretë i ardhjes së tij në pushtet vjen në një kohë kur ai po përballet me kërcënimin më të madh ndonjëherë për presidencën e tij: hetimin për shkarkim, të udhëhequr nga demokratët e Kongresit, lidhur me dyshimet për përpjekjet e tij për të bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin politik Joe Biden.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone sjell më shumë informacion nga Uashingtoni.

Kanë kaluar tre vjet nga ajo natë nëntori kur Donald Trump tronditi botën me zgjedhjen e tij si presidenti i 45-të i Amerikës

“Ju them republikanëve, demokratëve dhe të pavarurve në të gjithë vendin, se është koha që të bashkohemi si një popull i tërë”, tha President Donald Trump.

Kjo thirrje e hershme për unitet u zbeh shumë kohë më parë.

Trump tani po mbështetet tek baza e tij besnike e përkrahësve që së pari t’i rezistojë procesit të shkarkimit dhe më pas ta ndihmojë në përpjekjet për t’u rizgjedhur vitin e ardhshëm.

“Në këtë luftë është në rrezik vetë demokracia amerikane. Mos u gënjeni. Kjo është ajo që ata duan. Ata po shkatërrojnë këtë vend, por ne kurrë nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë. Asnjëherë”, tha Trump.

Hetimi për shkarkimin e Presidentit nga Dhoma e Përfaqësuesve është përqendruar në dyshimet për përpjekjet e zotit Trump për të bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar rivalin politik Joe Biden.

Zoti Biden e ka vënë çështjen në qendër të përpjekjeve të tij për të fituar kandidaturën presidenciale të Partisë Demokrate vitin e ardhshëm.

“Ai thotë se do të ketë luftë civile. Ky njeri nuk është mirë mendërisht. Nuk është mirë. Jam i shqetësuar se çfarë do të bëjë. Jo për mua apo familjen time. Jam i shqetësuar çfarë do të bëjë vitin tjetër të presidencës së tij”, tha zoti Biden.

Ashtu si shumë çështje gjatë presidencës Trump, edhe hetimi për shkarkimin po luhet përgjatë linjave partiake, thotë analisti John Fortier:

“Demokratët besojnë se presidenti ka bërë diçka të gabuar. Ata mendojnë se do të sjellin më shumë prova duke shpresuar se do të kthejnë opinionin publik kundër presidentit dhe ndoshta do ta shkarkojnë atë nga detyra.

Republikanët nga ana tjetër, po shikojnë tek rastet e shkuara si ky, për të thënë se kjo lëvizje mund të jetë diçka që do t’i dëmtojë vetë demokratët ose të paktën nuk do të shkaktojë problem”.

Anketat tregojnë se vlerësimi për punën e presidentit Trump është pak më shumë se 40 për qind, një vlerësim historikisht i dobët për një president në detyrë që përpiqet të luftojë kundër shkarkimit dhe të kërkojë të rizgjidhet në të njëjtën kohë.

Por nënvlerësimi i mbështetjes që ka Trumpi tek baza e tij politike është i rrezikshëm, thotë strategu republikan John Feehery:

“A po japin ekspertët e Uashingtonit një vlerësim të gabuar për Trump-in? Absolutisht. Ata nuk e kanë idenë e fuqisë së tij tek baza. Një nga arsyet që ata e mbështesin është mbajtja e premtimeve dhe përparimi në ekonomi.”

Edhe nëse zoti Trump akuzohet përfundimisht nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, ai ka të ngjarë t’i mbijetojë një procesi gjyqësor në Senatin e kontrolluar nga republikanët, thotë analisti William Galston:

“Kam besuar që në fillim të diskutimeve për shkarkimin e tij, që filluan më shumë se një vit më parë, se nëse demokratët duan ta heqin Presidentin Trump nga detyra, do të duhet të bëjnë këtë përmes procesit zgjedhor në vitin 2020.

Asgjë që kam parë deri tani nuk më nxit të ndryshoj aspak mendimin tim”.

Tre vjet në presidencën e tronditur të zotit Trump, amerikanët tani po përgatiten për perspektivën e një beteje partiake në procesin hetimor për shkarkimin e presidentit dhe ndoshta për garën zgjedhore më të ashpër në kujtesën e tyre. /VOA

Tags: presidentTrumpvjetzgjedhje

TË LIDHURA

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti
Bota

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

10:13 | 09/01/2026
Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale
Rajoni

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

20:59 | 08/01/2026
Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë
Bota

Zyrtarët e Trump mohojnë vendosjen e trupave amerikane në Venezuelë

16:58 | 08/01/2026
Next Post
‘Juli i Pashakos’ ndërhyn live në ‘ABC News’: S’kam lidhje me prokurorin

'Juli i Pashakos' ndërhyn live në 'ABC News': S’kam lidhje me prokurorin

Policia nuk po e gjente, ‘Juli i Pashakos’ i sfidon LIVE në televizor

Policia nuk po e gjente, ‘Juli i Pashakos’ i sfidon LIVE në televizor

Fatma Methasani flet për shtatzëninë dhe zbulon planet e dasmës

Fatma Methasani flet për shtatzëninë dhe zbulon planet e dasmës







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë
Aktualitet

Më shumë se 100 magazina në kapanonet e djegura, flakët nisën nga kabujt elektrikë

by mirseda
11:09 | 09/01/2026
0

Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në...

Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

11:07 | 09/01/2026
Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

10:13 | 09/01/2026
Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

10:02 | 09/01/2026
Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

09:58 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com