Stil

Fatma Methasani flet për shtatzëninë dhe zbulon planet e dasmës


               Publikuar në : 21:51 - 08/11/19 M D

Moderatorja e njohur Fatma Methasani mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”.

Në një intervistë me gazetarin, Eraldo Rexho, Fatma ka folur për herë të parë për shtatzëninë dhe ka treguar se nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ajo u shpreh se në fillim i është dashur të ushqehet vetëm me bukë, djathë dhe domate, pasi ushqimet e tjera nuk ia pranonte stomaku.

Megjithatë kjo periudhë ka kaluar dhe tani Fatma dhe Alfio po mendojnë për emrin e vogëlushit.

Moderatorja u shpreh se ende nuk e kanë vendosur, pasi Alfio kërkon një emër italian ndërsa ajo vetë, emër shqiptar.

Ndër të tjera, Methasani foli edhe për planet e martesës: “Besoj që do të bëjmë një dasmë kur të rritet djali, mendoj kur të bëjë 1 vjeç apo kur të rritet dhe pak.

Unë mendoja se Alfio bënte shaka kur më thoshte që ne do të martohemi dhe do na i sjellë djali ose vajza unazat. Unë thosha ça budallallëqesh po thotë, po do ti që kështu shkoi kjo punë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT