E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Tre vjeçari ndërroi jetë në kopsht/ Nëna e djalit: Edukatorja më ka gënjyer

Një ngjarje e rëndë u raportua tre ditë më parë në Fier, ku një fëmijë tre-vjeçar kishte ndërruar jetë në kopsht. Nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija ka humbur jetën aksidentalisht. Gjatë dëshmisë në polici, edukatorja ka thënë se fëmija ka mbetur i varur tek varësja e rrobave. Burime nga policia thanë se “tre-vjeçari ka tentuar të marrë çantën dhe i ka ngecur kapuçi i xhupit në varëse, e për pasojë është mbytur”. Familjarët e 3-vjeçarit sot janë mbledhur para Prokurorisë, për të kërkuar drejtësi.

Nëna e djalit të mitur rrëfen mes lotësh se ka qenë edukatorja e kopshtit që e ka telefonuar, për ti dhënë lajmin tragjik. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur, ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mituri ndërroi jetë.

“Edukatorja më ka gënjyer. Më ka marrë mua të parën në telefon, më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur. Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit. Pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu. Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg, nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha nëna mes lotësh.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, kopshti vijon të jetë i hapur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...

“20 vite korrupsion në krye të FSHF”, Prokuroria nis hetimet për Armand Dukën

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Hetimet kanë nisur, pas referimit të bërë nga Policia...