bizim lastik guzelce casino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetbizim lastik guzelce süperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomcasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetperabettipobetroyalbetdoedajojobet1winjojobetgrandpashabetsekabetgrandpashabetcasinowoncasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorbetsalvadorpalacebetpusulabetjojobetimajbetbetpuan girişsonbahismercurecasino girişcasinowonbetgitbetpuan giriştambet girişcratosroyalbetbetgitpusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinosuperbetinpusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet girişcasinoperjojobetjojobetjojobetdeneme bonusugrandpashabettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibomsekabet girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinocratosroyalbetholiganbetholiganbet1winbetgitgameofbetcratosroyalbetinterbahisholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren SitelercasibombahiscasinocasinomilyoncasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetjojobetholiganbetmatbetbetciosekabetjojobetmarsbahismatbetimajbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişDeneme Bonusu Veren SitelergrandpashabetŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetbizim lastik guzelce betwooncasibomjojobetperabetperabetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tre pikëpyetjet e shkarkimit të Presidentit dhe rritja e tensionit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Nazarko

Përplasja e fundit politike në lidhje me shkarkimin e Presidentit Meta është si përjetimi i një ngjarjeje, një herë si reale dhe një herë si film, për shkak të zhvendosjes në kohë të ngjarjeve, për të cilat ai akuzohet. Sot, Presidenti Meta jep 72 përgjigjet sqaruese, por 9 muaj më parë ngjante se kishte agonizëm më të madh, interes më të madh, kishte implikim elektoral. Sot, disa muaj më pas, ato ngjarje në vetvete nuk e kanë më ngarkesën dramatike dhe ngjajnë si diçka prozaike, por shkarkimi eventual që mbyll derën e rikandidimit, por jo vetëm, mund të prodhojë tension të ri. Kësisoj, në lojë, nëse shkarkimi ngjan i sigurt, hyjnë akuza të reja, ndaj atmosfera ngjan e ngarkuar si qielli para rrufeve. Reagimi i shumicës është i ftohtë dhe bën thirrje për respektim të Gjykatës; Presidenti i inkurajuar nga zbulimi i një mospërputhjeje në datat e shkresave të depozituara nga akuzuesit, ka bërë padi për falsifikim; Parlamenti reagon shkurt. Mirëpo, janë dhe disa cilësi të tjera të kësaj përplasjeje që mund t’i ilustrojmë shkurtimisht.

Përgjigjet në distancë nga Presidenca para kamerave, jo në sallën e gjykimit, cenojnë solemnitetin e Gjykatës Kushtetuese. Ai lë të kuptohet në planin e brendshëm se nuk e respekton Parlamentin që inicioi akuzën; nuk e respekton Gjykatën e paplotë dhe me disa mandate të përfunduara anëtarësh, ndaj do të ankohet në Gjykatën e Strasburgut. Duket sikur vetëm ai ngre zërin në mënyrë rritëse, i mbështetur nga LSI, dhe Berisha me intervistat e tij maratonike, i cili është vetë Ali, vetë Kadi, në Komisionin e Rithemelimit. Është e qartë se për disa çështje për të cilat akuzohet, Presidenti ka plotësisht të drejtë. Rreshtimi i tij para zgjedhjeve të 25 prillit, gjatë tyre, jo thjesht me fjalë (por dhe me disa vepra, akte, dekrete, që nuk janë quajtur shkelje të rënda, nga ana e Komisionit të Venecias) në krah të opozitës nga zoti Meta, që Rama e quante “Presidenti më i mirë i opozitës” ishte një rreshtim i detyruar: shteti ishte pa opozitë. Meta mund të kishte luajtur ndryshe, por ai zgjodhi asokohe (por dhe tani) një retorikë të ashpër, ku Meta President, madje kapërcen Metën Kryetar Kuvendi. Rreshtimi i tij paraelektoral, deklarimet e tij, provokuan vendimmarrjen shkarkuese të Parlamentit, që ama flet për shkelje të rënda kushtetuese, sepse kreu i shtetit “nxiti dhunë, përplasje mes institucioneve apo prishje të marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë”.

A ishte kjo vendimmarrje në kushtet e shkeljeve procedurale, apo falsifikimeve pas faktit për të fshehur shkeljen e rregullores së Kuvendit? Kjo ngjan se është manovra e re, kundërpadia e re kushtetuese e mbrojtjes së Presidentit, e cila ka vendosur në mendime institucionin më të lartë të drejtësisë kushtetuese në vend. Mirëpo, edhe me heshtjen që vjen nga qeveria, si për të thënë se tani topin e ka Gjykata Kushtetuese, jemi në kushtet e një përplasjeje të rëndë në majën e shtetit. Nga kjo lloj përplasje kemi domosdoshmërisht disa pikëpyetje kushtetuese e procedurale, jo thjesht në pikëpamje të letrave që kanë paraqitur palët, me juristët më të mirë në vend. E gjitha kjo është një përplasje e paprecedent, ku mbrojtja e kryetarit të shtetit kërkon megjithatë shembuj nga praktika kushtetuese rumune.

3 PIKËPYETJE…

A ekziston një shumicë prej 5 anëtarësh brenda Gjykatës në favor të shkarkimit- është pikëpyetja më e madhe, ndaj po supozohet se Presidenti po ushtron presion ndaj votës së pestë kundër tij.

A do të konsiderohet i ashtuquajturi falsifikim, një moment për të zeruar vendimmarrjen e Parlamentit, si antikushtetuese? Kjo është pikëpyetja e dytë. Në këtë kuadër duhet të imagjinohet se do të ketë kërkesë për prova të reja dhe ta zëmë se shumica do të mbrohet duke e quajtur gabim formal. Ndërkohë, Prokuroria do kohën e vet për të shqyrtuar padinë e Presidencës për falsifikimin. Të gjithë këta janë faktorë, të cilët mund të imponojnë një shqyrtim të ri të Gjykatës kushtetuese. E ky zhvillim shton pikëpyetjen e tretë: nëse Gjykata vendos pro shkarkimit pas një muaji që koincidon me zgjedhjet në 6 bashki, a do largohet kreu i shtetit menjëherë nga zyra? Apo investimi prej tij i Gjykatës së Strasburgut (edhe ky investim i paprecedent, madje dhe për vetë Strasburgun) do të përdoret si pretekst për të mos u larguar deri në 24 korrik, “pa shtuar ndërkohë asnjë bravë të re”, alla-Bashë. Fakt është se 3 pikëpyetjet po rrisin një tension të fshehtë mes palëve, i cili i shtohet tensionit retorik që prodhon vetemëvete zoti Berisha, e pse jo dhe grupi i zotit Basha, ndërkohë që gjithë interesi i Perëndimit është për qetësi.

Pse ka tension të fshehtë, që mund të bëhet i pakontrolluar? Sepse krahas me përfundimin e debatit “Meta” në Gjykatën Kushtetuese, ndodhi konfirmimi dhe dërgimi në gjyq i ish-ministrit të Brendshëm Tahiri. Ky element i ri risjell skemat konspirative të paralajmëruara për nxjerrjen në skenë apo revanshizmin e tij me akuza për ata që e shitën në skenën mediatike. Dje, zoti Basha u thirr në SPAK nga Prokuroria belge për çështjen e “Toyota Yaris”. Kësisoj përputhja në kohë e këtyre ngjarjeve, rritja e zërit, shtimi i akuzave nga ana e zotit Meta, aktivizimi i LSI-së në mbështetje të tij, por dhe me fronte lufte për tema sensitive si e ashtuquajtura afera korruptive e inceneratorëve, por jo vetëm, bën që gjithë situata t’i ngjajë një periudhë larjeje hesapesh mes grupeve në politikë. Në kushtet kur kemi larje hesapesh të zyrtarëve të lartë të pushtetit, nxirren skeletet nga dollapët- skenarë, afera, të vërteta apo të sajuara, nga njerëz të cilët ja dinë pisllëqet njëri tjetrit dhe bëjnë aleanca nga më të çuditshmet me njëri tjetrin, kundër shoqishoqit. Kjo s’ka lidhje me 6 marsin kur diskutohen 6 kryetarë bashkish, ku megjithatë LSI pret të fuqizohet bashkë me zotin Berisha përballë PD-së zyrtare të Bashës. Kjo është larje hesapesh kombëtare derisa të vendoset një ekuilibër i ri, shumë i nevojshëm dhe për ndërkombëtarët. Ndaj në vendosjen e këtij ekuilibri hyjnë në funksion dhe miqtë perëndimorë. Edhe ata sipas ndryshimeve kushtetuese kanë hise dhe janë të përfshirë, ndaj shtyjnë me duartrokitje paraprake, apo pas proceseve, sistemin e drejtësisë për të shpërndarë dënime, filluar procese të tjera (edhe nëpërmjet shpalljes së personave politikë non grata), që të inkurajojnë zinxhir procesesh të tjera. Në kuadër të krizës së re në Ukrainë, Perëndimit i duhet sa më shumë qetësi dhe ekuilibër në vendin tonë, dhe më gjerësisht asnjë krizë në Ballkan. Ndaj kush e prish qetësinë, do apo nuk do, përplaset jo thjesht me palën tjetër, por dhe me Perëndimin. Mirëpo, a ka kapacitet ky vend për të tretur qetësisht pasojat e këtyre proceseve, në një luftë zinxhir mes palëve?

Tags: GjykataMentor NazarkoMeta

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Nisin xhirimet e këngës "Sekreti", Ronela Hajati së shpejti në "Eurovision"

Filmi "Zgjoi" nuk nominohet për "Oscars 2022"

Pas Bashës, prokurorët belgë në listë edhe 22 persona të tjerë







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com