Kënga “Sekreti” do të xhirohet në jug të vendit, me një mesazh të fortë për ruajtjen e trashëgimisë sonë natyrore.
Ronela Hajati e cila u shpall fituese e “Festivalit të Këngës”, do të na përfaqësojë në “Eurovision 2022” në Torino me këngën “Sekreti”.
Video-ja e këngës “Sekreti” do të publikohet në fillim të muajit mars, në kanalin zyrtar të “Eurovisionit”, ku do të tregojë disa nga bukuritë më përrallore të Shqipërisë, që do të shërbejë si një promovim.
Ronela Hajati ka paralajmëruar disa ndryshime në këngën e saj, duke thënë se po bën të pamundurën për të sjellë versionin më perfekt tek publiku i gjerë.