Gjykata e Apelit ka hedhur sot shortin për tre gjyqtarët që do gjykojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas shortit të hedhur sot, gjyqtarët janë Nertina Kosova, Nure Dreni dhe Albana Boksi. Kryesuese e trupës do jetë Boksi dhe anëtare Kosova e Dreni. Togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre”, dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove. Avokatët e tij apeluan vendimin, dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
“Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ju bëjmë me dije se: Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019″.
Shorti përcaktoj kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:
Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare