Një portier 16-vjeçar i cili javë më parë u godit nga rrufeja gjatë një stërvitje me ekipin e tij, është rikthyer sërish në fushë me shëndet të plotë dhe me një kontratë të re.
Pasi u rimëkëmb, Ivan Zaborovsky ka nënshkruar një kontratë të re me një ekip futbolli në Rusi.
Ndonëse ngeli 3 ditë në koma, Ivan ia doli me sukses për të ndjekur pasionin e tij për futbollin.
Javë më parë, një video bëri xhiron e rrjetit, ku tregonte të riun i cili u godit nga rrufeja. Shokët sapo e panë që ai ra pa ndjenja në fushë, menjëherë iu afruan pranë ku dhe i dhanë ndihmën e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=auCEwaqKnZE
Ai është në gjendje të mirë, por ende i ka mbetur një shenjë nga rrufeja.