Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Kampionët e Egnatias në hall, pa mbrojtje në supersfidën me Vllazninë

8 muaj ago
in Sport
Kampionët e Egnatias në hall, pa mbrojtje në supersfidën me Vllazninë

Javët e fundit duket sikur Egnatia ka humbur atë qetësinë që e ka karakterizuar deri tani. Një skuadër konstante, me cilësi, e cila pa shumë zhurmë rimori vendin e parë dhe prej javësh qëndron në krye. Mirëpo, mungesat e shumta për arsye dëmtimesh dhe rezultatet zhgënjyese me skuadrat që luajnë për mbijetesë, duket se kanë shtuar nervozizmin në kampin e kampionëve.

Të paktën, kjo gjë është vënë re javët e fundit, teksa çdo javë bardhejeshilëve u mungojnë lojtarë për shkak të pezullimeve me kartonë. Më shqetësues janë bërë kartonët e kuq, që po kthehen në “modë”, ku fillimisht para dy ndeshjesh u ndëshkua Regi Lushkja ndaj Dinamos dhe në sfidën e fundit Serxho Ujka përballë Tiranës, situatë kjo që tregon qartë një nervozizëm që po kalojnë kampionët, të cilët po e shfaqin më fushë. Ndoshta ngjeshja e ndeshjeve dhe grupi i cunguar ka sjellë edhe probleme të kësaj natyre në ekipin e drejtuar nga Edlir Tetova.

ANTI VLLAZNIA – Pas pushimit të shkurtër për shkak rë Kombëtares, Egnatia do të zbresë në fushë dhe përballë të kenë rivalin direkt, Vllazninë. Situata nuk është ndër më të mirat pikërisht për shkak të këtij nervozizmi që po e privon Tetovën të ketë në dispozicion më të mirët. Praktikisht, tri mungesave për arsye dëmtimesh, si: Albano Aleksi, Edison Ndreca dhe Renato Malota, rrogozhinasve u shtohen edhe tre të tjerë për arsye kartonësh.

Më konkretisht, Serxho Ujka është i detyruar të bëjë një javë “stop” pikërisht pas kartonit të kuq të marrë ndaj Tiranës. Sakaq, numrin “4” të kartonëve e kanë mbushur edhe Abdurraman Fangaj me Zamiq Alijev, duke lënë praktikisht të zbuluar skuadrën në prapavijë. Pa gjashtë titullarë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, është një situatë që nuk duket aspak në favor të kampionëve. Për këtë arsye, Tetova ka përpara një detyrë të vështirë, ku do i duhet që të “arnojë” si duhet skuadrën në një ndeshje delikate, ku vihet në rrezik edhe vendi i parë.

Për fat të mirë, do të kenë pak më shumë kohë në dispozicion për të provuar edhe manovrat dhe spostimet e duhura të lojtarëve. Kampionët në pesë ndeshjet e fundit kanë mundur vetëm Dinamon në shtëpi, ndërsa kanë sigluar një humbje me Skënderbeun dhe tri barazime, të gjitha përballë skuadrave që synim kanë mbijetesën.

TË LIDHURA

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës
Sport

Rama: Me ritëm të mirë punimet për fushën e re të futbollit në Durrës

17:13 | 07/11/2025
Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”
Sport

Sylvinho publikon listën për sfidat e nëntorit, i beson “gardës së vjetër”

10:16 | 07/11/2025
“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW
Sport

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

09:42 | 07/11/2025
Next Post
“Qeveria u vërsul për të bërë prona”, Berisha: Olta Xhaçka mori 10 mijë metra tokë publike, një pjesë i përket Kishës

“Qeveria u vërsul për të bërë prona”, Berisha: Olta Xhaçka mori 10 mijë metra tokë publike, një pjesë i përket Kishës

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje në Gjermani, 38-vjeçari shqiptar arrestohet në Bari

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje në Gjermani, 38-vjeçari shqiptar arrestohet në Bari

Balliu prezanton kandidatët për deputetë në Njësinë 3 në Tiranë

Balliu prezanton kandidatët për deputetë në Njësinë 3 në Tiranë







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com