Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Trazira pas vrasjes së të riut 25 vjeçar”, ja çfarë shkruan DW

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Trazira pas vrasjes së të riut 25 vjeçar”, ja çfarë shkruan DW

Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjarr pemëve të Krishtlindjes si edhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Shkak i protestës u bë vrasja e një të riu:  Shkaku i protestës u bë vrasja e një të riu: Në minutat e para të pas mesnatës së të martës, (8.12) një efektiv i forcave speciale të policisë hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje të riun 25 vjeꞔar Klodian Rasha, që po kthehej në banesën e tij, në zonën e Laprakës, kur ishte ora policore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti Covid.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima nuk ndaloi kur këtë ia kërkoi efektivi i forcave speciale. Përkundrazi vrapoi gjë që solli ndjekjen e tij nga polici dhe më pas hapjen zjarr. 25 vjeꞔari i plagosur rëndë humbi jetën në spital.

Të njëjtat burime njoftojnë se polici që qëlloi është arrestuar dhe ndaj tij janë hapur hetimet nga Prokuroria për  veprat penale “vrasje në tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre”. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  thanë të mërkurën për DW, se “kanë filluar hetimet për zbardhjen  e ngjarjes së rëndë. Policia nuk do të japë detaje dhe nuk do t’i përgjigjet pyetjeve të medias para se kjo të ndodhë.”

Kronikë e një proteste në kohë COVID-19

Protesta filloi në paraditen e të mërkurës dhe vijoi deri në mbrëmje, Në parullat e tyre protestuesit kërkuan “Drejtësi për Klodianin” dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Në parullat e tyre demonstruesit e cilësonin demokracinë në Shqipëri “jo funksionale dhe  fallco”. Protesta kaloi nga paqësore në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. Tensionet me policinë nisën para Ministrisë së Brendshme, kur protestuesit qëlluan  me sende të forta  godinën e kësaj Ministrie dhe me hurma, frutin që kishte në duar i riu Klodian Rasha, kur u qëllua me armë zjarri. “Hurmat nuk vrasin” lexohej në parullat e protestuesve. Protestuesit i vunë flakën Pemës së Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbe.

Albanien Protest gegen Polizeigewalt in Tirana

Situata u tensionua më tej kur protestuesit u spostuan nga Ministria e Brendshme, para Kryeministrisë. Pasi qëlluan me sende të forta derën kryesore të kryemistrisë ata tentuan të hynin brenda. Situata doli jashtë kontrollit të policisë kur protestuesit dhe forcat e policisë patën përplasje fizike dhe u rivendos kur mbërritën forcat speciale, që përdorën ujë me presion ndaj protestuesve. Ata u zbrampsën nga dera kryesore e hyrjes ne Kryeministri dhe i vunë zjarrin Pemës së Krishtlindjeve, të vendosur para godinës. Pas kryeministrisë protestuesit iu drejtuan sërish Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës dhe u shpërndanë. Pastaj protesta rinisi në orën 22.00 kur fillon ora policore në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së Klodian Rashës që theu atë duke mos iu bindur urdhrit të policit për të ndaluar. Sipas njoftimit të policisë protesta e të mërkurës shkaktoi  9 policë të plagosur dhe 1 protestues,  kryesisht në kokë nga goditja me sende të forta..

E drejta e hapjes zjarr dhe një shërbim i munguar

Në ligjin e Shqipërisë për funksionimin e Policisë së Shtetit ka disa nene lidhur me të drejtën e përdorimit të armës së zjarrit. Përdorimi i armës së zjarrit kundër 25 vjeçarit Klodian Rasha nuk bën pjesë në asnjë nga nenet e ligjit. Në to theksohet domosdoshmëria e paralajmërimit dhe hapja zjarr jo për të shkaktuar humbjen e jetës, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e viktimës.

Hetimi pritet të nxjerrë në dritë rrethanat ende të panjohura. Burime konfidenciale nga Policia thanë për Deutsche Wellen, që efektivi i Forcave speciale është në gjendje të rënduar psikologjike. Të njëjtat burime pohuan se në Shqipëri mungon shërbimi psikologjik për efektivat e policisë, që në punëne tyre të përditshme ndeshen me anën e errët të shoqërisë, me krimin, gjë që sjell pasoja negative në shëndetin e tyre mendor. Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një stres të madh edhe mes efektivave të policisë që duhet të kontrollojnë zbatimin e masave kufizuese, distancimin social, vendosjen e maskave. Mungesa e shërbimit psikologjik për të menaxhuar stresin shkakton edhe veprime të tilla, argumentuan burime konfidenciale për Deutsche Wellen. /DW

Tags: efektiviekzekutimKlodjan Rashatirane

TË LIDHURA

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë
Aktualitet

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë

20:56 | 10/05/2025
PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti
Aktualitet

PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

20:40 | 10/05/2025
Zgjedhjet në Shkodër: Në 9 qendra ende s’janë dorëzuar materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet në Shkodër: Në 9 qendra ende s’janë dorëzuar materialet zgjedhore

20:08 | 10/05/2025
Next Post
“Këtë edhe serbi nuk ta bën!”, babai i 25-vjeçarit plas deklaratën ‘bombë’

“Këtë edhe serbi nuk ta bën!”, babai i 25-vjeçarit plas deklaratën ‘bombë’

Protesta/Policia në kërkim të “Stresit”, arrestohen 3 persona

Protesta/Policia në kërkim të "Stresit", arrestohen 3 persona

‘Ishim në punë, 57-vjeçari na përdhunonte vajzën’/ Nëna: E kërcënonte me sqepar

‘Ishim në punë, 57-vjeçari na përdhunonte vajzën’/ Nëna: E kërcënonte me sqepar

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë
Aktualitet

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë

by mirseda
20:56 | 10/05/2025
0

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një postim në rrjetin social facebook i bën thirrje qytetarëve të...

Zelensky: Kërkuam armëpushim 30-ditor nga 12 maji, presim përgjigje nga Rusia

Zelensky: Kërkuam armëpushim 30-ditor nga 12 maji, presim përgjigje nga Rusia

20:44 | 10/05/2025
PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

20:40 | 10/05/2025
Keisi tregon të vërtetën: “Nuk jam Miss Shqipëria, ishte lapsusi im!”

Keisi tregon të vërtetën: “Nuk jam Miss Shqipëria, ishte lapsusi im!”

20:24 | 10/05/2025
Alba përlot me rrëfimin e saj, mesazhi i fortë që dha fermerja

Alba përlot me rrëfimin e saj, mesazhi i fortë që dha fermerja

20:17 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com