E martë, 19 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Protesta/Policia në kërkim të “Stresit”, arrestohen 3 persona

Sa i takon protestës së djeshme, uniformat blu kanë shpallur në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur me emrin artistik ‘Stresi’. Sipas “News24”, po ashtu janë arrestuar deri më tani 3 persona dhe janë proceduar 4 të mitur. Personat e mësipërm, të cilët së bashku me mijëra të tjerë dolën në tubim për vrasjen e Klodian Rashës, sipas policisë, nuk morën leje për protestën si dhe shkelën rregullat anti-covid.

Paraditen e djeshme ishin të rinjtë e FRPD, që nisën një marshim protestë tek Ministria e Brendshme dhe vijuan përgjatë bulevardit deri në Kryeministri. Protesta agravoi pasdite, teksa protestuesit kanë qëlluar me çadra drejt Ministrisë së Brendshme për të hyrë brenda, por policia ka ndërhyrë menjëherë.

Qytetarët me pankartat “Unë jam Klodiani”, dogjën maskat e tyre në shenjë proteste për këtë ngjarje të rëndë dhe thirrën në kor kërkesën për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe drejtorit të policisë, Ardi Veliu. Protestuesit iu drejtuan dhe Kryeministrisë, ku i vunë flakën pemës në krah të saj. Po ashtu sulmuan kordonin e policisë, ku disa prej protestuesve u shoqëruan për në komisariat. Disa të tjerë shkulën pllakat e bulevardit dhe efektivët hodhën spraj djegës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...