Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Trajtimi i emigrantëve në Evropë është i turpshëm

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Trajtimi i emigrantëve në Evropë është i turpshëm

Nga Mathieu von Rohr “Der Spiegel International” 

Një baba dhe vajza e tij dergjen të vdekur në bregun e lumit Rio Grande, të përqafuar me njëri-tjetrin, teksa u mbytën në përpjekjen e tyre të dëshpëruar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I riu ishte Oscar Alberto Martinez Ramirez; vajza e tij 23-muajshe quhej Angie Valeria.

Ata vinin nga El Salvadori, dhe kishin tentuar të kalonin me not kufirin Meksikë-SHBA. Imazhi i trupave të tyre të pajetë, u bë viral në rrjetet sociale në mbarë botën. Ishte një ngjarje absolutisht shumë e rëndë. Duket sikur ne kemi nevojë për përkujtesa të tilla periodike – në formën e imazheve tronditëse – se emigrantët që janë burim i konfliktit në arenën politike, janë në fakt qenie njerëzore të pambrojtura.

Në Shtetet e Bashkuara, ajo foto nxiti një reagim të ngjashëm me atë në Gjermani në vitin 2015, kur fotoja e të vogëlushit 3-vjeçar Ajlan Kurdi, trupit i pajetë i të cilit u gjet në bregdetin turk, shokoi mbarë botën. Ky imazh, ilustron politikës e vijës së ashpër ndaj emigracionit të presidentit amerikan Donald Trump.

Përveç kësaj, javët e fundit u zbulua se autoritetet amerikane në Teksas, mbanin rreth 300 fëmijë emigrantësh në kushte ç’njerëzore në qeli me tualete të hapura në mes të dhomës, dhe ku mungonin sapunët, veshjet e përshtatshme dhe ushqimi i duhur. Sikur të mos mjaftonte ky skandal, Trump zgjodhi si drejtorin e ri të Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE), një person që dikur ka thënë se tek fëmijët e emigrantëve që ndalon, sheh anëtarët e ardhshëm të bandave kriminale.

Në fakt, duhet të jemi shumë më tepër kritikë ndaj një qeverie, që në betejën e saj kundër emigracionit, i ka shpallur fëmijët si armiqtë e saj. S’ka dyshim, se Amerika nuk është më vendi që ishte dikur krenare të ofronte një shtëpi të re për emigrantët nga e gjithë bota.

Por fatkeqësisht, politikat aktuale mbi emigracionin në Bashkimin Evropian, janë edhe më brutale sesa ato të ndjekura nga Donald Trump. Mund të jetë e vërtetë që Evropa nuk ka zyrtarë kufitarë që i ndajnë fëmijët nga prindërit e tyre. Por evropianët, kanë nënshkruar marrëveshje me milicitë libiane, që drejtojnë kampet e tmerrshme të refugjatëve, ku torturat dhe përdhunimet janë më se të zakonshme.

Operacionet e shpëtimit në detin Mesdhe thuajse janë ndalur, dhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, nuk lejon ankorimin në porte të anijeve private të shpëtimit. Synimi është i qartë:që ardhja në Evropë të bëhet sa më e rrezikshme, si një mënyrë për të dekurajuar emigrantët ta ndërmarrin një udhëtim të tillë.

Dhe duket se ka funksionuar:kohët e fundit, po vijnë më pak anije me emigrantë. Por ka një numër më të madh të atyre që mbyten në det. Vetëm këtë vit, janë mbytur 600 emigrantë në Mesdhe, një shifër shumë më e madhe se sa numri i njerëzve që kanë vdekur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Tmerret e politikave evropiane mbi emigracionin, nuk po ndodhin përpara kamerave – por në Afrikën e Veriut dhe në det të hapur. Javën e shkuar pati një përjashtim. Kapitenia e një anijeje gjermane të një organizate humanitare të shpëtimit “Sea Watch”, Karola Raket, e drejtoi mjetin drejt portit italian të Lampeduzës, pasi refugjatët kishin 2 javë në atë anije, dhe ndjeu se situata e tyre shëndetësore po përkeqësohej.

Kapitenia u arrestua menjëherë pas arritjes mbërritje në Itali. Ajo u lirua nga një gjykatë italiane të martën. Pavarësisht nga vuajtjet, situata në Detin Mesdhe është mjaft komode për vendet e Evropës Veriore, ndërsa Ministri i Brendshëm italian Salvini, po luan rolin e liderit brutal dhe të të një koke turku.

Numri i refugjatëve është i qëndrueshëm, por statuskuoja nënkupton gjithashtu se çështja e emigracionit nuk po zgjidhet. Dhe ndërkohë BE-ja është duke e “shitur” shpirtin e saj. Për vite me radhë, ekspertët mbi emigracionin kanë propozuar një kombinim masash:qendra pritëse, ku vendimet mbi azilkërkuesit të jepen shpejt, dhe ku aplikantët e refuzuar të mund të rikthehen shpejt në vendet e tyre.

Kjo do të kërkonte një marrëveshje riatdhesimi me vendet e origjinës, dhe në këmbim më shumë rrugë ligjore për emigracionin për qëllime punësimi. Duke pasur parasysh faktin që Bashkimi Evropian, nuk është në gjendje të bjerë dakord mbi kuotat e pranimeve të detyrueshme, disa vende duhet të formojnë një koalicion të vendeve që janë të gatshme ta bëjnë këtë.

Edhe kampet e pritjes së refugjatëve në një mënyrë më humane në vendet e treta, dhe nën mbikëqyrjen e BE-së, mund të jenë një opsion. Nuk mund të parandalojmë dot emigrimin, por

të paktën mund të përpiqemi ta disiplinojmë atë. Megjithatë, shtetet anëtare të BE-së, përfshirë qeverinë gjermane, nuk po bëjnë përpjekje serioze për t’u marrë me këtë problem.

Përkundrazi, ata i kanë përhapur tmerret diku tjetër, dhe i kanë larë duart e tyre nga ndonjë përgjegjësi e mundshme. Kjo është arsyeja pse është vetëm çështje kohe, para se imazhi i ardhshëm i emigrantëve të vdekur, të shokojë sëri njerëzit në mbarë botën, pra pa ndryshuar asgjë./ TIRANA TODAY

Tags: emigranteteuropei turpshëmkushtette tmerrshmeTrajtimi

TË LIDHURA

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë
Bota

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar
Bota

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Next Post
Abuzonte me azilkërkuesit, dënohet me burgim ish-ministri i Norvegjisë

Abuzonte me azilkërkuesit, dënohet me burgim ish-ministri i Norvegjisë

Shkatërrohet banda e trafikantëve në Itali, pranga edhe 2 shqiptarëve. Si u zbuluan nga policia

Shkatërrohet banda e trafikantëve në Itali, pranga edhe 2 shqiptarëve. Si u zbuluan nga policia

Para Kryeministrisë, nis sot maratona 10 ditore e protestave ndërkombëtare

Para Kryeministrisë, nis sot maratona 10 ditore e protestave ndërkombëtare







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

by mirseda
08:26 | 20/12/2025
0

Negociatorët amerikanë do të takohen sot me zyrtarë rusë në Florida për bisedimet e fundit që synojnë...

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com