Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Tragjike/ Nxënësit prisnin me padurim festën e Abetares, mësuesja ndërron jetë në gjumë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tragjike/ Nxënësit prisnin me padurim festën e Abetares, mësuesja ndërron jetë në gjumë

Një ditë më parë në orët e para të mëngjesit, ka ndërruar jetë për shkaqe akoma të paqarta Lindita Preteni, 24 vjeçe, nga Mitrovica. Ajo ishte mësuese e klasës së parë në shkollën ‘Fazli Greiçevci’.

Ishte vëllai i saj që e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Facebook, ku shkruante: “Miq ju njoftoj se papritur ndërroi jetë motra ime Lindita Preteni. Për kohën e varrimi do iu njoftojmë ndërkohë. Lamtumirë mësuesja jonë me shpirt të bukur”.

Për ndarjen nga jeta të mësueses 24-vjeçare ka reaguar edhe shkolla ku Lindita punonte, me një postim prekës. Aty thuhej se nxënësit me padurim po prisnin festën e Abetares pasi ishte pikërisht kjo mësuese që i mësoi çdo germë të gjuhës shqipe.

“Ajo ishte një engjëll, me virtyte te larta ku beri për vete te gjithë stafin dhe komunitetin. Ende s’po e besojmë…LINDA do mbetesh e paharrueshme për ne! Për nxënësit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares…”, thuhet në postim.

24-vjeçarja nisi punë si mësuese vetëm një vit më parë dhe prej pak kohësh ishte fejuar por jeta iu pre në mes pabesisht.

Për këtë rast ka reaguar edhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Ministri në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se mësuese Lindita, sapo kishte nisur të japë kontributin e saj me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë shumë të re të mësueses Lindita Preteni, e cila punonte në shkollën “Fazli Grajqevci” në Mitrovicë.

Mësuese Lindita, sapo kishte nisur të japë kontributin e saj me përkushtim në arsimimin e gjeneratave të reja, prandaj kjo e shton dhembjen tonë dhe është një humbje e madhe për shkollën ku punonte, komunën dhe arsimin në përgjithësi.

Prandaj, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj!”, ka shkruar në Facebook Shyqiri Bytyqi.

Tags: Abetaresfestëngjumejetemësuesjanderonnxenesitpadurimprisnintragjike

TË LIDHURA

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin
Rajoni

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin

20:43 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane
Rajoni

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar
Rajoni

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

10:47 | 15/10/2025
Next Post
Apel Qeverisë: Garantoni qetësinë dhe paqen publike!

Apel Qeverisë: Garantoni qetësinë dhe paqen publike!

Zgjedhjet/ Rama: Pse ia besuam Durrësin një gruaje, kandidaturat me potencial real

Zgjedhjet/ Rama: Pse ia besuam Durrësin një gruaje, kandidaturat me potencial real

“Marshim absurd”, Rama i prerë: Nuk ka shans të preket qeveria

“Marshim absurd”, Rama i prerë: Nuk ka shans të preket qeveria







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com