Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Marshim absurd”, Rama i prerë: Nuk ka shans të preket qeveria

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri Edi Rama në një takim me gazetarët ka komentuar marshimin opozitarë që u mbajt një ditë më parë në katër institucionet e inkriminuara në Tiranë sipas tyre. Me tone të ashpra Rama e quajti një marshim absurd dhe se me këtë mënyrë nuk rrëzohet qeveria, po ashtu u shpreh i prerë se nga këto veprime mund të preken shumë gjëra, por vetëm qeveria jo.

Rama po ashtu foli edhe për të arrestuarit ku u shpreh se ata do ti bëjnë disa pyetje vetes para se të marrin përsipër të bëjnë veprime të dhunshme, e kjo për faktin se në darkë ata që drejtojnë pasi lenë mikrofonët shkojnë dhe flenë në shtëpitë e tyre.

“Goditjet e djeshme mbi Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe Parlamentit kërcënuan jetën e uniformave blu, duke u krijuar plagë të lehta. Ishte një xhiro dëshpërimi të atyre që ikën nga Parlamenti, që krijoi presion tek banorët dhe kalimtarët, një marshim absurd.

As me marshime nuk rrëzohet qeveria, nuk janë molotovi, kapsollat apo çdo gjë e tillë për të marrë pushtetin. Por vetëm ndikon në prishjen e imazhit të Shqipërisë tek të huajt.

Para se të vija këtu po diskutoja me një grup biznesmenësh, që ishin shumë të shqetësuar. Pasi menjëherë pas publikimit të atyre imazheve ka anulime të prenotimeve që kishin bërë turistët. Pra ka ndikim negativ në ekonomi. Ky është një shqetësim real, që në emër të gjithë atyre që thuhet jo vetëm që nuk sjellin investime, por i bëjnë keq Shqipërisë edhe shqiptarëve.

E vetmja pjesë që nuk ka shans të preket nga e gjithë kjo është qeveria dhe shumica qeverisëse. U bëj thirrje të gjithë atyre që u shkojnë nga pas këtyre udhëheqësve të verbuar dhe të trishtuar nga humbja, se nuk janë ata udhëheqësit e verbër që dëmtohet ekonomia e tyre familjare, nuk janë pushimet e tyre të verës që cenohen, as xhepat e tyre, por në radhë të parë jeni ju që i ndiqni pas.

Të arrestuarit e djeshëm janë njerëz të nxitur dhe të manipuluar për dhunë. Ata do ta pyesin veten pse e bëra, ca fitova, pse po e shkel ligjin, e do përballem me ndëshkimin që ligji jep në këto raste. Do përmirësohet jeta ime, ekonomia ime, jo s’ka shans, vetëm do përkeqësohet pozita ku jetojnë, ndërkohë që ata shkojnë flenë në shtëpitë e tyre pasi mbarojnë punë me mikrofonat. Është një pyetje që të gjithë duhet t’ia bëjnë vetes,” u shpreh Rama.

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

“Kjo nuk është lojë!”, Rama flet për rrezikun e përdorimit të bombave molotov

Zgjidhja e krizës/ “Negociata nuk ka!”, ç’thotë Rama për propozimin e gjermanëve

“Nuk më rezulton në përgjime”, Rama: E besoni apo jo Dako dhe Sejdini kërkuan të...







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com