E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Tragjike/ Nëna e 5 fëmijëve i jep fund jetës në ditën e gruas

Një ngjarje e rëndë pikërisht sot, në ditën e gruas, ku një 64-vjeçare i ka dhënë fund jetës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore mëngjesin e sotëm.

Mësohet se e vetëflijuara është Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve, e cila u gjet e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

Kanë qenë dy djemtë e së ndjerës ata që e kanë gjetur nënën të varur mesditën e sotme. 64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, por më kot pasi mjekët konfirmojnë se gruaja ka mbërritur pa shenja jete.

Viktima 64-vjeçarja Hava Shehu jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe një nga djemtë në burg të akuzuar për “vjedhje”, shkruan BalkanWeb. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem, vetëflijimin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: S’ka më ‘e lagu nuk e lagu’ me opozitën, s’kemi kohë

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Rama u ndal tek opozita. Ai premtoi se gjatë 4 viteve do duhet të behen shumë gjëra,...

“Të kërkojë falje ose të largohet”, Rama paralajmëron ashpër ministrat

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e sotme kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e parë, ku do të miratohen disa vendime. Rama i...

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...