E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

“Don Kishoti i Surrelit”, ish-deputeti tallet keq me Spiropalin pas gafës së saj

Ministrja Spiropali është në qendër të vëmendjes pas gafës së bërë në një emision, ku deklaroi se “Don Kishoti është figurë e shquar e letërsisë shqiptare”.

Ajo është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale, ndërsa nuk ka munguar as reagimi i opozitës lidhur me këtë gafë.

Është ish deputeti Luçiano Boçi i cili e ironizon në një koment në Facebook.

Ja çfarë shkruan ai:

LETËR E DYLQINËS SË TIRONËS DON KISHOTIT TË SURRELIT*
Lider global dhe sovran!
E plagosura prej kamës së intervistës tënde tek Bruno Vespa dhe zemërçjerrura prej shigjetave të “mençurisë” tënde, o fort i adhuruar Don Kishot i Surrelit, të uron shpëtimin, të cilin ti nuk po e gjen dot as tek RAI.
Në qoftë se e zgërdhimja jote më përbuz dhe harbutëria jote s’më favorizon dhe mospërfillja jote më torturon akoma, atëherë, ndonëse jam e stërvitur në vuajtjet nëpër dogana, prapë nuk do të jem e zonja ta duroj këtë qeder që po të kurdisin, i cili është jo vetëm i fortë, po edhe i paprerë për Rilindjen tonë.
Sançoja i vogël, shqytari yt i krahut të djathtë, që rri mbi gomarin e qeverise sonë kalorsiake, do të të japë një raport të plotë mbi devotshmërinë time, në të cilën jam katandisur nga shkaku yt, o Skënderbeu im spanjoll, o timonieri im pa busull.
Në daç të më ndihësh, jam e jotja e, në mos, po bëj si të të dojë qejfi, se do t’i jap fund karrierës sime po s’të shpëtova ty dhe kështu do të kënaq zemërgurërinë tënde dhe dëshirën time të madhe televizive.
E jotja gjer në psikiatri.
DYLQINJA E TIRONËS!

*përshtatur sipas Fan Nolit
Shënim: Letra u botua pas zbulimit më të fundit rilindas, sipas të cilit Don Kishoti i përket Letërsisë Shqipe)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...