E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Tragjedia te familja Haliti, familja ngre dyshime për mjekët: Reaguan vonë

Vonesa në kurim ka qenë fatale për pjestërët e familjes Haliti. “Mjekët më kanë thënë se isha shumë vonë, se kanë kaluar 24 orë. Raportet mjekësore kanë qenë shumë të vona. Është reaguar shumë vonë. Afrimi ka pasur dashamirë e shokë shumë, pasi u mor vesh ndihma ishte kaq e madhe, sa pas ndërhyrjes së miqve, u bë e mundur që gjithçka që ka qenë e mundur në Spitalin e Tiranës. Është bërë çdo gjë që ka qenë e mundur në Tiranë.  Prindërit e mi ikën tani. Varrimi bëhet në varrezat e qytetit Gjilan”, deklaroi për mediat, mesditën e së shtunës, djali i çiftit që ndërroi jetë nga helmimi i kërpudhave. Ai shprehur keqardhje për neglizhencën e mjekëve në Manëz e Durrës, ndërkohë që tha se, në Tiranë u bë gjithçka, por pa mundur t’i mbajën në jetë. Djali i çiftit tha se, familjarët janë në pritje të raportit që do dalë nga Mjekësia Ligjore nga QSUT. Ndërkohë, enigmën e ngjarjes në Gjirin e Lalëzit e ka shtuar edhe ngodhja e qenit të familjes Haliti.

Mjeku: Nuk na treguan për kërpudhat

Pas humbjes së jetës në mënyrë tragjike të tri anëtarëve të familjes Haliti, ka reaguar edhe mjeku i Qendrës Shëndetësore të Manzës, Bardhyl Belba. Në një prononcim për “News 24”  ai deklaroi se të ndjerët nuk kanë referuar që kanë konsumuar kërpudha. Po ashtu, mjeku u shpreh se ai dhe stafi mjekësor janë të prekur nga ngjarja dhe se pret që autoritetet të hetojnë këtë rast. “Ne shprehim ngushëllime për familjen Haliti. Shërbimi është dhënë sipas të gjitha protokolleve. Pasi kanë ardhur këtu me këmbët e veta, kanë ikur në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdimi mbetet të hetohet e të shikohet se ku qëndron problemi, që të kemi përgjigje se përse kanë ndërruar jetë. Protokolli është marrë nga hetuesit. Mjekët janë përgjigjur në kohë dhe me mjekimet e duhura. Jemi shumë të prekur. Jemi të prekur ne dhe kolegët tanë. Të ndjerët nuk kanë referuar që kanë konsumuar kërpudha, nuk kanë referuar për asnjë moment që të kenë pasur problem me kërpudhat. Po hetohet që të saktësohet se pse kanë ndërruar jetë tre anëtarët e një familjeje”, u shpreh mjeku.

Lexo edhe :   Detajet/ Sulmohet me dron me tritol biznesi i Lefter Kokës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...