E diel, 20 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Sunday Mail: I akuzuari për abuzim me fëmijët, lirohet pas 13 vitesh në Tiranë

Viktimat e abuzimit, shqiptarë, pranojnë se gënjyen. Pronari i shtëpisë së fëmijëve, David Brown, drejt fluturimit për në Britani.

Robert Fairnie

Një vullnetar bamirës u lirua nga burgu në Shqipëri – 13 vjet pasi u burgos për abuzim me të mitur në një çështje që pretendohej të ishte shpikur nga policia. David Brown buzëqeshi dhe falënderoi mbështetësit ndërsa doli nga një burg i sigurisë maksimale, në Tiranë, të premten. 69-vjeçari nga Edinburgu ishte burgosur në 2008-ën por gjithmonë ka trumbetuar pafajësinë e tij. Lirimi i tij vjen vite pasi dy viktima të abuzimit pranuan se ishin detyruar të sajojnë dëshmitë kundër tij dhe të gënjejnë në gjykatë. Ai u dënua në bazë të dëshmisë së tyre dhe u dënua me 20 vjet pas hekurave, që u ul më pas në 13 për sjellje të mirë.

Abuzimi pretendohet të ketë ndodhur në një shtëpi që ai drejtoi për fëmijë me probleme në vend. Avokatja e tij Gjystina Golloshi thotë se Brown tani do të riatdhesohet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u gjykua se kishte vuajtur dënimin e tij, por po vazhdon të luftojë për të rehabilituar emrin e tij nëpër gjykatat shqiptare. Brown, një ish-kryetar i Panelit për Fëmijë në Skoci, u përshëndet nga një numër mbështetësish – të cilët e mbështetën atë për shumicën e dy dekadave dhe bënë fushatë për lirimin e tij – kur ai u largua nga burgu pak pas mesdite të së premtes.

Mes këtyre mbështetësve në momentin e lirimit ishte edhe 33-vjeçari Klajdi Korreshi. Ai tha: “Unë u takova me të në 1999-ën kur isha 11 vjeç dhe ai është si një baba për mua. Gjithmonë i kam besuar dhe shumë të tjerë e kanë bërë gjithashtu. Është shumë e trishtueshme ajo që ndodhi, por ne bëmë çmos për ta ndihmuar. Ata i dhanë atij 20 vjet, por nuk kishte asnjë provë, ishte e gjitha e sajuar “.

Shpresa për lirimin e  Brown ka pasur që në 2017-ën pasi u zbulua në Sunday Mail që akuzuesit e tij pranuan se ishin detyruar të gënjejnë në gjykatë. Djemtë – Andon Qoshlli dhe Denis Aliu – dolën duke thënë se gënjyen sepse policia dhe një psikolog i shtyu ata të bënin deklarata të rreme. Avokatja Golloshi tha se apeli do të përqëndrohet në deklaratat e dy djemve që thonë se Brown nuk abuzoi me ta. Ajo shtoi: “Unë kurrë nuk mund të isha avokate e tij nëse Davidi do të kishte abuzuar me këta njerëz dhe unë e them këtë me besim dhe kompetencë pasi e njoh shumë mirë çështjen e tij. Unë flas si avokate dhe nënë e tre fëmijëve ”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...