E diel, 20 Qershor, 2021
17.5 C
Tirana

Kosovë, Zubin Potok / “Ishte me kallash në dorë dhe gjuajti mbi 30 plumba”

Udhëheqësi i grupit “Kosovo Mountain Club”, Adnan Beqiraj, ka rrëfyer për Gazetën Express për të shtënat me armë zjarri në zonën e Zubin Potokut, teksa grupi me mbi 50 persona po ecte përreth. Ai tha se gjatë ecjes kanë hasur në një person i cili, sipas tij, ka shkrepur nga 30 deri në 50 plumba refall. Por nga të shtënat me armë zjarri nuk është lënduar askush dhe grupi ka vendosur të kthehet prapa.

Distanca mes personit të armatosur dhe grupit, ka qenë rreth 40 metra, tha Adnan Beqiraj nga “Kosovo Mountain Club”.

Teksa thekson se fillimisht personi i armatosur ka shkrepur vetëm një plumb e më pas janë dëgjuar breshëri plumbash.

“Kemi fillu ecjen (55 persona kemi qenë), prej Liqenit të Ujmanit, nëpër fshatin Kopiloviq, edhe te fshati tjetër për me shku te vendi Shijak i Bubës, kemi bërë rreth 3 kilometra e gjysmë ecje dhe nëpër shteg malor apo rrugë që është e hapur për automjete që bartin dru, unë kam qenë i pari prej organizatorëve duke e udhëheq grupin dhe papritmas e kam pa një burrë rreth 40 metra distancë dhe fillimisht ia kam dëgjuar gjuajtjet, një plumb një herë ka ndodh dhe e kam pa atë me rroba me kallash në dorë dhe prej aty prej plumbit të parë që ka kërsit, kanë qenë 10-15 sekonda derisa s’ka pas krisma të tjera derisa i kam thënë grupit me u ulë pak e me u kthy sa më shumë prapa. Nga ai moment kanë fillu krismat pa ndalë, aty kanë qenë mbi 30-40-50 plumba. Ka gjuajt me kalash”, tha Beqiraj për Gazetën Express.

I pyetur nëse personi që ka shtënë me armë zjarri ka folë para se të gjuante, Beqiraj tha “jo s’ka folë asgjë”.

Gjatë bisedës, Beqiraj tha se grupi e ka parë edhe një person tjetër pranë atij të armatosurit.

“Unë e kam pa një person, por grupi po thotë që afër tij ka qenë edhe një tjetër se kanë qenë kështu paralelisht. Unë për një person e kam pa sigurt sepse ka qenë 30-40 metra distance”, tha ai.

Por çfarë ndodhi tutje?

“Prej aty kemi vendos me u kthy dhe jemi kthy krejt grupi prapa, pastaj njëfarë panike në 2-3 minutat e parë, derisa jemi largu rreth 200 metra më poshtë, kur jemi largu s’kemi pas frikë e as panikë.  Askush nuk ka qajtë apo bërtitë. Pasi jemi kthy parapa 400-500 metra, prap edhe një herë ka pas krsima rafall, kanë mujtë me qenë 10-15 plumba, ku ta di”, shtoi Beqiraj.

Lexo edhe :   Zhvillimet në 24 orët e fundit në rajon

Pas disa kilometrave, grupi ka takuar një patrullë policore dhe e kanë lajmëruar për incidentin e ndodhur.

“Kemi kalu prap nëpër ato fshatra me u kthy në rrugën e njëjte, jemi hyp në autobus, pas 3-4 kilomoetrave e kemi kalu Liqenin e Ujmanit dhe e kemi pa patrullën e policisë në rrugë, dhe jemi ndal I kemi tregu cka ka ndodhë dhe kemi vazhdu”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se dëshira e bjeshkatarëve ka qenë me vazhdu ecjen dhe të gjithë ndodhen mirë dhe se nuk ka vend për panikë.

Lexo edhe :   Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

“Dëshira e bjeshkatarëve ka qenë me vazhdu dikah tjetër dhe kemi ardhë në Shalë të Bajgorës me bë një ecje, pavarësisht incidentit dëshira e krejtve ka qenë me dalë me ecë, se nuk mundet me i ndal asgjë ata që e dojnë natyrën. Krejt janë mirë, kështu që kemi vazhdu me ecë në Shalë të Bajgorës, asgjë s’ka”, përfundoi ai për Gazetën Express.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti.

“Rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhë nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me azrmë zjarri dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëmë të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë”, tha Hoti për Express.

Ndërsa, pas raportimit të incidentit në media, “Kosovo Mountain Club” doli me një njoftim në Facebook, për të treguar që të gjithë janë mirë.

“Te gjithe jemi mire dhe te sigurt pas incidentit qe ndodhi. Tani po vazhdojme ecjen ne Shale te Bajgores. Ecja sot ka qene e lajmeruar ne institucionin perkates. Ju faleminderit qe treguat shqetesim dhe kujdes”, thuhet në postimin e këtij grupi bjeshkëtarësh në Facebook.

E pjesëmarrëse në grup u raportua se ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person. /Gazeta Express/

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...