Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Toyota”-t me para, ja sa milionë euro u sekuestruan

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
“Toyota”-t me para, ja sa milionë euro u sekuestruan

Burime nga grupi hetimit kanë hedhur dritë mbi shumën e parave të bllokuara dje në Portin e Durrësit, e cila po transportohej nëpërmjet dy makinave tip “Toyota”. Bëhet fjalë për 3.470 mijë euro, e në sajë të analizës që u janë bërë, nuk rezultojnë false. Paratë ishin ndarë në katër thasë gjithsej dhe gjendeshin të shpërndarë në dy prej makinave “Toyota”. Dy makinat ishin të ngarkuara në një kamion së bashku me shtatë makina të tjera.

(Në total 9 makina, 7 prej të cilave ‘Toyota’, një ‘Opel’ dhe një ‘Alfa Romeo’). Makinat së bashku me kamionin që i transportonte janë bllokuar në orën 15:00 në Portin e Durrësit, ndërsa ato kishin zbarkuar aty me tragetin e linjës Ankona-Durrës, në orën 10:00 të paradites së djeshme.

Hetimet

Mjetet vinin nga Belgjika, kaluan tranzit ne Itali dhe u bllokuan në Durrës pas njoftimit të Interpol Romës. Dyshimet e para janë se paratë janë fituar me aktivitet kriminal në Belgjikë, e ndërsa tashmë kanë nisur hetimet për të gjetur porositësin dhe personat që i kanë dërguar.

Autoritetet shqiptare të informuara

Burime thanë për gazetën “Panorama” se Interpol Roma kishte përcjellë informacionin te homologët e tyre në Shqipëri dhe sapo mjetet e ngarkuara në trajler mbërritën në Portin e Durrësit, autoritetet shqiptare ndërhynë. Gjatë kontrollit u zbulua se në dy prej nëntë mjeteve që ndodheshin në kamionin që i transportonte, ndodheshin të fshehura në thasë shuma e madhe e eurove.

Policia në bashkëpunim me Krimet e Rënda kryen sekuestrimin e parave dhe mjeteve që ndodheshin në trajlerin me targa AA 120 SP, i cili gjithashtu u sekuestrua për llogari të hetimeve. Sakaq, Policia dhe Prokuroria për Krimet e Rënda nisën edhe hetime intensive për zbulimin e personave apo grupit kriminal që po transportonte në mënyrë të paligjshme sasinë rekord të parave.

Identifikimi i personave

Nga hetimet fillestare janë identifikuar katër persona të përfshirë, ndërsa tre prej të cilëve janë shoqëruar dhe ndodhen të ndaluar në polici, ku dy prej tyre janë shoferët e kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot. Klevis Lika është pronari i kamionit me targë AA 120 SP – AFR 559, ndërsa babai i tij, Edi Lika, është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Pak pas verifikimit të pranisë së një shume të madhe parash në dy makinat “Toyota”, policia ka ushtruar kontroll dhe në banesën e pronarit të firmës që ka bërë transportin e makinave për në Shqipëri, por nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë. Ndërkohë, operacioni për zbulimin e parave është realizuar nga autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me palën italiane. (Burimi: Panorama)

 

Tags: euromakinaToyota

TË LIDHURA

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament
Politikë

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik
Aktualitet

Protesta e opozitës: Parlamenti blindohen me gardh metalik

20:53 | 11/03/2026
Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë
Aktualitet

Skandal ushqimor në Tiranë: Bllokohen 738 kg pulë dhe 329 kg djathë

20:21 | 11/03/2026
Next Post
Asgjësohet qeni i tërbuar në Elbasan, i kishte kafshuar dorën të zotit

Asgjësohet qeni i tërbuar në Elbasan, i kishte kafshuar dorën të zotit

Harrojeni Çamërinë, Kotzias trondit: Jemi në gjendje lufte me Shqipërinë

Harrojeni Çamërinë, Kotzias trondit: Jemi në gjendje lufte me Shqipërinë

Nuk do ta besoni/ Meshkujt ndryshojnë preferencat. Ja çfarë femrash pëlqejnë

Nuk do ta besoni/ Meshkujt ndryshojnë preferencat. Ja çfarë femrash pëlqejnë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com