Sipas një studimi të kryer së fundmi në Gjermani, fytyra natyrale duket se tashmë nuk tërheq më. Nëse vite më parë, një fytyrë natyrale e pa grim ishte ajo që merrte fokusin e meshkujve, tashmë gjerat kanë ndryshuar.
Kërkuesit kanë mbajtur nën vëzhgim efektet e fytyrës së kuruar, dhe asaj natyrale të 27 grave nga 35-50 vjeç, fotot e të cilave iu dhanë 35 meshkujve dhe 35 femrave, për të dhënë mendimin e tyre.
Fytyrat e femrave ishin fotografuar fillimisht pa makiazh, më pas, pasi kishin pastruar fytyrën me një tonik dhe në fund me një fondatinë të lehtë.
E dini se si ka qenë rezultati? Fytyrat e grimuara kanë marrë më shumë vlerësime, në krahasim me ato natyralet. Ndërsa fytyrat e pastruara me tonik janë cilësuar më pak tërheqëse, madje edhe në krahasim me fytyrat natyrale.