Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Torturat kanë qenë çnjerëzore, nuk kam menduar asnjëherë se do shpëtoj” (Video Arkiv)

6 vjet ago
in Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Torturat kanë qenë çnjerëzore, nuk kam menduar asnjëherë se do shpëtoj” (Video Arkiv)

Albin Kurti, një nga figurat simbol të qëndresës kosovare, ish-kryetar i Unionit Studentor të Prishtinës, i arrestuar, i burgosur dhe dënuar nga gjykata e Millosheviçit, ishte një prej të ftuarve të emisionit “Opinion” në vitin 2002. Rreth 2 javë pas lirimit, më datë 29 Janar të vitit 2002 Kurti ka dhënë një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu nga ku rrëfen angazhimin e tij në protesta, të cilat çuan edhe në burgosjen e tij.

“Unë jam arrestuar më 1 Tetor të 1997. Ne kishim vendosur të marshonim në qytet, por pasi ecëm rreth 300 metra na ndaloi kordoni i policisë serbe me rreth 500 policë, të cilët bllokuan marshimin. Na dhanë ultimatum që të shpërndaheshim për 15 minuta, por ne nuk kishim ndërmend ta bënim një gjë të tillë. Kur autoblinda e policisë serbe filloi të nisej në drejtimin tonë atëherë ne u ulëm në rrugë vendosëm të rezistonim. Atëherë policia filloi të përdorë gaz lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe dhunën brutale. Më pas u arrestuam unë dhe disa të tjerë dhe na dërguan në stacionin policor. Na mbajtën disa orë dhe na liruan për shkak të presionit të ndërkombëtarëve dhe jo bujarisë së serbëve. Më vonë kam pasur keqtrajtime gjatë protestave dhe demonstratave deri më datë 27 Prill të 1999 kur u arrestova sërish. Mbaj mend që ditën që filluan bombardimet e NATO-s unë kam pasur ditëlindjen dhe ditëlindja festohej me bombardimet kundër të ashtuquajturës Jugosllavi. Pas arrestimit më kanë dërguar në burgun e Prishtinës për 5 ditë, më pas në Lipjan për 1 muaj. Ka qenë burgim si në kamp, torturat kanë qenë çnjerëzore dhe të gjitha këto kanë bërë që të jetë kamp përqëndrimi.

Serbët nuk kërkonin asgjë, por i keqtrajtonin pengjet në shenjë hakmarrje. Asnjëherë nuk kam llogaritur se do shpëtoj. Kur më transferuan në burgjet serbe, torturat kanë vazhduar jo vetëm ndaj meje, por edhe pengjeve të tjerë. Në burgjet e tyre shqiptarët kanë qenë të ndarë dhe kushtet ishin vetëm për mbijetesë. Pavarësisht vuajtjeve, shqiptarët kanë qëndruar të fortë dhe nuk kanë lejuar që të thyhen. 6 muaj pas qëndrimit në burgjet serbe kemi filluar të marrim gazetat serbe. Në gjyq jam dënuar me 15 vite burg dhe nuk mendoja se do të lirohesha. Unë qëndroja në burg, e dija që kisha të bëja me një armik mizor dhe nuk kam menduar se kur do më lironin. Unë mendoja se ata do të bënin skenare të ndryshme që do të kishin të sigurt vdekjen time. Për lirimin tim kanë bërë presion institucione të ndryshme ndërkombëtare, por dëshira ime ishte që të liroheshim të gjithë. Duke më liruar mua ata kanë bërë një të mirë të vogël, por një të keqe të madhe duke i zgjatur robërinë të tjerëve”, tha Kurti.

Gjatë intervistës ai foli edhe për lidhjet me UÇK-në dhe Adem Demaçi.

“Kjo është hera e parë për mua që vij në Shqipëri dhe në Tiranë legalisht. Dy herë të tjera që kam ardhur nuk kam qenë legalisht. Herën e parë kam qenë në vitin 1991 sepse kisha lexuar dhe menduar shumë për Shqipërinë, por nuk e kisha parë. Isha vetëm 16 vjeç. Herën e dytë kam qenë në vitin 1993 dhe qëllimi ishte të studioja në Universitetin Politeknik, por për shkak të ndryshimit të programeve mes dy Universiteteve duhej të jepja shumë provime shtesë dhe nuk e vazhdova. Unë kam qenë i interesuar për politikën duke qenë se Kosova ishte e okupuar. Robërimi i egër ishte ai që më shtyu mua që të mendoja për forma të ndryshme të cilat do të na mundësonin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në Qershor të 1997-ës vura kontaktet me Unionin e Pavarur të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Biseduam për format e ndryshme të organizimit të jetës në Kosovë që do të paraqiste për herë të parë format e rezistencës aktive sepse në Kosovë mbretëronte heshtja, që nënkuptonte adaptimin në kushtet e robërisë. Filluam të organizoheshim në kuadër të Unionit të Pavarur të Studentëve për krijimin e një lëvizje të vërtetë që do të fillonte me protesta dhe demonstrata kundër regjimit fashist të Millosheviçit.

Qëllimi ynë ishte lirimi i hapësirave universitare që ishin të robëruara, nuk e arritëm këtë, por për herë të parë nuk ishim më objekt i ngjarjeve që ndodhnin në Kosovë, por edhe ne shkaktonim ngjarje. U bëmë subjekt që vendoste për Kosovën. Në protesta nuk kanë marrë pjesë vetëm studentët, por edhe mësimdhënësit. Kemi qenë të pavarur në organizimin e protestave, kemi pasur kontakte me UÇK, por e kemi ruajtur pavarësinë tonë. UÇK na ka përkrahur sepse ne paraqisnim një lëvizje të pakontestueshme dhe bënim riaktivizimin e qytetarëve që deri në atë kohë kishin qenë të fjetur. Kjo ishte në favor të UÇK. Kontaktet me UÇK i kemi nisur në vitin 1997 kur UÇK për herë të parë doli publikisht. Adem Demaçi në Gusht të 1998 u bë përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK dhe vendosi të themelojë një zyrë në Prishtinë. Ky ishte një hap i guximshëm që avanconte shumë politikën e UÇK. Ai më ofroi mua të bëhesha sekretar dhe unë pa asnjë dilemë pranova sepse është vizionar politik dhe simbol i rezistencës tonë kombëtare”, shtoi Kurti.

*Ky material është pjesë përbëse e Arkivës së televizionit Klan për vitet 1998-2012

Tags: Albin KurtiGjykataMillosheviçit

TË LIDHURA

Diskutimet për buxhetin/ Mblidhen dy komisione parlamentare
Aktualitet

Diskutimet për buxhetin/ Mblidhen dy komisione parlamentare

09:22 | 26/11/2025
Mbi 132 mijë nxënës të depistuar për problematika dentare gjatë vitit shkollor 2024-2024
Aktualitet

Mbi 132 mijë nxënës të depistuar për problematika dentare gjatë vitit shkollor 2024-2024

09:05 | 26/11/2025
Moti i keq/ Niveli i ujit në shtratin e lumit Drin pranë kuotës maksimale.
Aktualitet

Moti i keq/ Niveli i ujit në shtratin e lumit Drin pranë kuotës maksimale.

08:56 | 26/11/2025
Next Post
Erion Veliaj: Opozita u largua sepse nuk kishte shans të fitonte në Tiranë

Erion Veliaj: Opozita u largua sepse nuk kishte shans të fitonte në Tiranë

Fantazitë me tre Erionë të Eneda Tarifës

Fantazitë me tre Erionë të Eneda Tarifës

Nishani bën analizën e skandalit të përgjimeve, e nis me vitin 2013

Nishani bën analizën e skandalit të përgjimeve, e nis me vitin 2013







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Diskutimet për buxhetin/ Mblidhen dy komisione parlamentare
Aktualitet

Diskutimet për buxhetin/ Mblidhen dy komisione parlamentare

by mirseda
09:22 | 26/11/2025
0

Ditën e sotme do të mblidhen dy komisione parlamentare. Në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat në...

Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…

Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…

09:09 | 26/11/2025
Mbi 132 mijë nxënës të depistuar për problematika dentare gjatë vitit shkollor 2024-2024

Mbi 132 mijë nxënës të depistuar për problematika dentare gjatë vitit shkollor 2024-2024

09:05 | 26/11/2025
Femicidi shpallet si krim më vete në Itali! Ligji: Burg të përjetshëm, pa marrë parasysh rrethanat

Femicidi shpallet si krim më vete në Itali! Ligji: Burg të përjetshëm, pa marrë parasysh rrethanat

09:02 | 26/11/2025
Vazhdon protesta, as sot s’ka transport publik në Prishtinë

Vazhdon protesta, as sot s’ka transport publik në Prishtinë

08:58 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com