E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Toleranca zero për këto raste!”, pezullohet polici pasi shtyu gazetaren

Një ditë më parë është pezulluar nga detyra punonjësi i policisë, i identifikuar si shtetasi Sh.T., pasi shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin Endrit Aga, drejt greminës në Qafë Mollë.

Operatori dhe gazetarja kanë qenë në terren për të mbuluar operacionin e policisë në Dajt, për nxjerrjen e trupit të biznesmenit të vrarë Ruzhdi Hoxha. Efektivi e ka shtyrë operatorin dhe gazetaren drejt greminës, por fatmirësisht pa shkaktuar një ngjarje më të rëndë.

Pas këtij incidenti, Policia e Tiranës ka njoftuar se punonjësi i policisë ishte pezulluar nga detyra. Gazetarja u ngrit në këmbë dhe replikoi me efektivin në fjalë, për gjestin e bërë prej tij. SHÇBA gjithashtu njoftoi nisjen e hetimeve.

Njoftimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë pasditen së sotme me disa gazetarë, në Qafë Mollë, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë Sh.T. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili i kërkoi ndjesë gazetares teksa u bëri thirrje gjithë qytetarëve që sa herë të kenë situata të tilla me efektivët e policisë, të reagojnë.

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...