Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tmerri i tërmetit, një bandë që klith i dashur armik

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tmerri i tërmetit, një bandë që klith i dashur armik

Nga: Andi Bushati

E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment të mediave të reja, për të justifikuar një përzierje deliri dhe frike që kaploi të dielën në darkë me dhjetëra mijëra qytetarë. Vërshimin e tyre irracional në rrugët dhe autostradat përreth Tiranës, tmerrin e nxitur nga një dalldi kolektive kryeministri, ministrja e mbrojtjes edhe ai i rendit e panë si pasojë e dy reporterëve të ngratë që policia shkoi ti ndalonte në mes të natës.

Sipas gjithë kupolës së rilindjes, fakti që një popull i tërë, i shumëzoi me zero vitet e arsimimit, orët në klasat e shkencave ekzakte, dokumentarët e eksplorerit dhe filloi të besonte se tërmetet qenkërkan të parashikueshëm, ishte mëkati i disa mediave on line.

Natyrisht, kolegët tanë nuk qenë pa faj. Ata janë viktima të një sistemi të ngritur gabim ku diktatura e shpejtësisë ka bërë të harrohet saktësia. Ata janë pre e redaksive të varfëra, që punojnë me pak gazetarë, sepse portalet janë të vetmet media të taksuara egërsisht nga kjo qeverisje. Ata janë ‘bisha” në një luftë të egër mbijetese, ku informimi i drejtë dhe i ndershëm kalon në plan të fundit.

Si të tillë, shpesh më shumë se nga ligësia, Fake News prodhohen nga padituria dhe mungesa e profesionalizmit. Kjo është koha që të gjitha mediat e reja, përfshirë edhe ne të Lapsit, të shohim nga vetja, të mëtojmë standarde të reja dhe të kërkojmë falje sa herë nuk jemi gjendur në lartësinë e misionit tonë.

Por, prej këtu, të arrish të abstragosh siç bën qeveria, se paranoja çmendurake që kaploi të dielën në mbrëmje mbarë Tiranën ishte e nxitur nga mediat, është qesharake. Madje tentativa e Ramës për të parë në këtë gjurulldi, një akt kriminal që tentonte të nxiste panik është po aq marrëzi sa ajo e çdo burri që rendte mbrëmë mbi trotuare me kanotiere dhe brekë fanellate.

Nëse këto media anti qeveritare do të kishin këtë fuqi në publik, nëse ato do të kishin pasur një të qindtën e forcës për këtë shpëlarje truri kolektive, ne nuk do të ishim duke dëgjuar ende sot broçkulla si këto të kryerilindasit. Do qemë çliruar me kohë nga marrëzitë që transmeton pafundësisht ERTV.

Po atëherë, kur dalldia e djeshme nuk mund të shkaktohej disa lajme online, përse Rama nxiton ta vërë gishtin mbi to?

Përgjigjja mund të jetë e komplikuar. Ajo mund të lidhet me paranojën e një lideri të sëmurë që nuk e shpjegon dot ngritjen e turmave jashtë kontrollit të tij. Ajo mund të shpjegohet me vetëmbrojtjen automatike për të larguar përgjegjësinë nga vetja. Ajo mund të justifikohet me tentativën për të fshehur mungesën e përgatitjes së shtetit.

Por, mbi të gjitha, është e mundur se ajo ka të bëjë me një sjelle tashmë të shndërruar në instinkt tek rilindja: atë për të gjetur në çdo ngjarje një armik. Aktivizimi i menjëhershëm i këtij instinkti e shty Ramën të denonconte menjëherë një strategji kriminale që kishte si qëllim të paramenduar panikimin e popullsisë. Ajo i bëri dy nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë të përsërisnin të njëjtin refren bajat.

Në thelb, ajo është e ngjashme me mënyrën si janë sjellë rilindasit pas çdo ngjarje të madhe që ka ndodhur në këtë vend. Edhe kur kapet një vjedhje qindra milionëshe e një koncesioni, armiku është opozita që do të nxijë imazhin e vendit edhe kur plas një skandal, fajin e kanë mediat e kazanit që e fryjnë raportimin edhe kur kapet drogë në Holandë, fajin e kanë holandezët që ekzagjerojnë për ne një zanat të cilin e kanë ngritur në mjeshtëri vetë, edhe kur një rilindas përdhunon një vajzë, fajin e ka Berisha që zbulon identitetin e viktimës.

Pikërisht ky mekanizëm i identifikimit të një armiku, u vu në lëvizje edhe pas dalldisë kolektive që kaploi kryeqytetastit mbrëmë. Raporti absurd i një dashurie urrejtje me armikun e radhës, pa të cilin tashmë nuk mund të jetojnë, i nxiti automatikisht rilindasit ta arsyetojnë rendjen marroke të njerëzve dhe automobilave në mes të natës, me fake news që prodhuan dy reporterë.

Dhe këtu, absurdit kolektiv i mbishtohet edhe absurdi i pushtetit. Sepse sikur mos mjaftonte pashpjegueshmëria e komportimit primitiv të një pjese të popullatës, Rama do të na bëjë të besojmë, se ajo u shkaktua nga mediat armike që patën si qëllim të ngjallnin panik. /LAPSI.al

Tags: ANDI BUSHATIFake NewsgazetarettermetTmerr

TË LIDHURA

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

22:30 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon
Politikë

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Next Post
“Kënaqen me frikën e njerëzve”/ Revoltohet Florjan Binaj pas lajmit për tërmet të fuqishëm

"Kënaqen me frikën e njerëzve"/ Revoltohet Florjan Binaj pas lajmit për tërmet të fuqishëm

Kishin dalë për gjueti, i biri qëllon dhe vret padashje babanë e tij

Kishin dalë për gjueti, i biri qëllon dhe vret padashje babanë e tij

Ndryshon numrin dosja e bujshme ‘184’, zgjaten edhe me 3 muaj hetimet

Ndryshon numrin dosja e bujshme ‘184’, zgjaten edhe me 3 muaj hetimet







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

Detaje të reja nga aksioni i SPAK, biznesmeni Gerond Meçe u mor peng për t’u tërhequr nga gara

11:13 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese
Politikë

Salianji: Të bashkuar për ta bërë PD-në fituese

by mirseda
22:30 | 16/12/2025
0

Pas përfundimit të takimit me strukturat e PD në qytetin e Elbasanit, Ervin Salianji, ka falenderuar demokratët...

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

Ndalimi i udhëtimit në SHBA, Trump shton vende të reja në listë

22:13 | 16/12/2025
‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

‘Djalin mos ma prekni’/ Fifi: Kam marrë 200 mallkime për çunin tim brenda një jave

22:10 | 16/12/2025
Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

Jola Hysaj: Më gjykuan pa më njohur, rruga ime vazhdon

21:47 | 16/12/2025
KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

21:00 | 16/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com