Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për 19 personat e vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun, në Shëngjin.
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 43 vite burg për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave.
3 vite burg janë kërkuar per ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, ndërsa për ish-nënkryetarin Enver Hafizi, janë kërkuar 2 vite burg.
Fran Frrokaj, ishte në hetim nga prokuroria e Posaçme në Tiranë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Sakaq prokuroria ka kërkuar dënimin me 4 vite burg edhe për ish kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka.