E enjte, 16 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

‘Koha për mendje të bukura’, Rama prezanton risinë që përmirëson jetën tonë

I pranishëm në aktivitetin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) për Përshpejtimin e Inovacionit në Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama është shprehur se “është koha për mendje të bukura” dhe se kjo teknologji e re ka shumë përparësi.

“Shtëpia e Europës – “Është koha për mendje të bukura!”.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) janë bashkuar për t’i dhënë udhë PËRSHPEJTUESIT TË KONKURENCËS DHE INOVACIONIT në hapësirën e Ballkanit Perëndimor – instrumenti i pari i këtij lloji në rajon dhe Europë”, shkruan ai në Facebook.

Rama, nga Forumi Ekonomik Botëror ka deklaruar se në vitin 2020, në vendin tonë rreth 95% e shërbimeve do të merren online. Kjo risi, sipas kryeministrit, do të jetë një grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit dhe mitmarrjes ndaj parazitëve të shërbimeve publike.

Sipas Ramës, më shumë se 500 mijë karta shëndetësore janë lëshuar në Shqipëri deri më tani, në vetëm dy muaj. “Është arsye e rëndësishme që edhe ne në rajonin tonë të punojmë mbi këtë çështje. Konceptimi që tashmë po na del me metodologjinë e re dhe qasja që evropa si union do ketë ndaj nesh si individ do jetë shumë herë e lidhur me kapacitetet tona.

Sa më shumë ti japin BE shembuj të ndërveprimeve tona, aq më shumë BE do të respektojë përpjekjet tona individuale dhe do të jetë më i qetë në të menduarit për të na futur brenda. Thjesht doja të thoja që jemi në procesin e këtyre marrëdhënieve dhe digjitalizimit të paprecendentë. Do ju them se në 2020 të gjitha shërbimet, pra 95% e tyre do të jenë në dispozicion të njerëzve, duke mos pasur kontakt. Nuk ka nevojë që dikush të shkojë fizikisht nëpër zyra apo të presë në rradhë në mënyrë që të marrë kontakt nga zyrtarë. Gjithçka do jetë online.

Lexo edhe :   Rama: Krizat shkaktohen allashqiptarçe, t’i zgjidhim shqip e jo anglisht

Karta shëndetësore ka qenë diçka e re që e kemi prezantuar dhe ishte diçka e thjeshtë. Vetëm nga janari dhe deri tani duke falenderuar shërbimet online, që ne jemi kaq të mirë për të larë makinat 500 herë në ditë, por nuk kujdesemi shumë për trupin tonë. Pra kjo makinë që na lëviz trupin dhe trurin, nuk ka nevojë të kujdesesh për të.

Lexo edhe :   Merkel ‘kokë më kokë’ me Ramën sot në Tiranë, rrugët që do bllokohen

Më shumë se 500 mijë karta shëndetësore janë lëshuar në Shqipëri deri tani, pra pothuajse dyfishi dhe janë dhënë brenda dy muaji. Dhe s’ka pasur asnjë problem, thjesht apliko dhe merri në shtëpi. Kjo metodë do të jetë një grusht i fuqishëm ndaj korrupsionit dhe mitmarrjes ndaj parazitëve të shërbimeve publike”, u shpreh Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....