Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Njjë tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë pasditen e sotme. Sipas mediave në vendin fqinj, tërmeti kishte një magnitudë prej 6 ballë të shkallës Rihter.

Thellësia e lëkundjeve sizmike ishte 10 km, ndërsa epiqendra 29 kilometra nga qyteti i Larisës, atu ku një ditë më parë u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 6.

Gjatë dy ditëve të fundit, Greqia është goditur nga disa tërmete të fuqishëm, që kanë sjellë edhe shembjen e disa ndërtesave dhe dëme të shumta meteriale.

Ndërkohë, lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në disa qytete të Shqipërisë, konkretisht në Tiranë, Fier, Korçë dhe Pogradec.

Sipas raportimeve nuk dëme materiale në vendin tonë, por lëkundjet kanë shkaktuar frikë tek pjesa më e madhe e banorëve që e kanë ndjerë.

Lajmi do të përditësohet