Nga: Agron Prebibaj
Shqiprisë sot më shumë se kurrë i duhet në politikbërje dhe qeverisje femra si zonjë e ndjeshme, e maturuar, por edhe e hekurt në shtetbërje, pasi realisht burrat deshtuan në këtë etapë 30 vjeçare, pa ulur asnjëherë peshën e tyre, por de-fakto krijuam kriza siciale, krim e korrupsion galipant.
Pra me patjeter duhet krijuar fryma e lirëshmerisë për zonjën shqiptare gjithnjë edhe kjo garë nepermjet zgedhjes e asnjëherë dhuratave gratis për të qënurit femer.
Një rast për tu veçuar e cila vjen gjithnjë nëpermjet garës e meritokracisë është zonja Irena Progni e cila potencon dhe frymon shumë për politikën në pergjithësi e për të djathtën veçmas.
Znj.Progni pas mbarimit të Universitetit zotëron një eksperiencë pune 25 vjeçare në organizata ndërkombëtare, pa punuar asnjë ditë në institucone shtëtrore, me referenca pozitive, me organizata dhe institucione te rendesishme, si Land O’Lakes/USAID Shqiperi, Heifer International, Tirana Airport Partners shpk, Huawei Technologies Albania shpk, TETE Albania Tunnel & Mining sha, ka punuar me profesionalizem ne fushen e menaxhimit te biznesit dhe konsulences, menaxhimin e burimeve njerezore dhe trainimeve, trainere e çertefikuar e “Te drejtave te Njeriut, Te Drejtave te Grave dhe Luftes kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore”.
Ajo ka përfituar nga trainime profesionale dhe akademike të çertefikuara të zhvilluara nga organizma serioze brenda dhe jashte Shqiperise, si ne SHBA, Gjermani, Izrael, Itali, Kine, Rumani, Jordani, Greqi, Maqedoni, Turqi, etj., në lidhje me lobimin, advokacine, komunikimin efektiv, menaxhimin e biznesit te vogel dhe te mesem, SME-te ne eren e globalizimit, menaxhimin e burimeve njerezore, sistemin e vleresimit te performances, etj.
Aktivistja e levizjes studentore “90-të fillimisht e diplomuara në gjuhën Angleze, e pastaj në Drejtësi, avokate me master shkencor në drejtësi “Institucion dhe Legjislacion Europian”.
Zonja Irena Progni që në 1991 është anëtare e PD, besnikja e paluhatur asnjëherë e pa kurrëfarë pushteti shtetëror, ka disa vite që zgjidhet e rizgjidhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, është ngarkuar nga kryesia e PD si koordinatore në disa degë të rëndësishme jo aktive, e cila ka patur sukses në riorganizimin e funksionimin e strukturave te partise në degë.
E përse tashmë Znj.Progni suksesin e saj në organizatat ndërkombëtare të mos e kthejë në sukses për politikën e instituconet shtetërore për të sherbyer në shkundjen e pluhërave e merimangës politike.