Dy vajza adoleshente janë zhdukur që prej datës 1 janar në Tiranë. 16-vjeçaret, shoqe me njëra-tjetrën nuk janë kthyer më në banesë që prej ditës së parë të Vitit të Ri kur dhe kanë qenë për herë të fundit në banesë.
Janë dy familjarë që kanë bërë kallëzimin dhe Policia tashmë po punon për gjetjen e tyre. Madje edhe Prokuroria është përfshirë tashmë në këtë çështje.
“Me datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallëzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën”, informon policia.
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të tyre dhe po punohet për gjetjen e tyre.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.