Seria A/ Interi e nis vitin me “tërmet 6 ballësh”

Interi e ka nisur vitin 2021 në mënyrën më të mirë të mundshme. Zikaltërit shpartalluan me rezultatin 6-2 Krotonën në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Serisë A.

Lautaro Martinez, shënoi në sfidën e sotme tregolëshin e parë me fanellën e Interit, ndërkohë që festën zikaltërve ja prishi disi dëmtimi i Lukakut.

Sulmuesi belg pësoi tërheqje në minutën e 75-të, duke lënë fushën e lojës.

Me këtë triumf, Interi merr përkohësisht kryesimin, në pritje të rezultatit të ndeshjes mes Beneventos dhe Milanit që do të startojë në orën 18:00.