Dy stomatologe janë konfliktuar me njëra-tjetrën në ambientet e punës, për shkaqe ende të paqarta.
Ky rast është shënuar një ditë më parë, e ndërsa burime zyrtare të policisë njoftojnë se konflikti është përshkallëzuar në përballje fizike.
Dy koleget me inicialet E.L., dhe G.V., janë kapur me shpulla në oborrin e Qendrës së Shërbimit Mjekësor.
Policia njoftoi:
“Më datë 16.06.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E. L, me profesioni stomatologe, sepse në orën 09:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen G. V me profesion stomatologe”.