Nisin gjobat një ditë pas urdhrit të Ramës, ja shuma e majme që do paguajnë ‘Djemtë e Labërisë’

Një ditë më parë, kryeministri Rama tha se deri më tani skenarët e mbylljes nuk janë diskutuar, por një tjetër mundësi për karantinim mund të diskutohet.

Kreu i qeverisë, gjithashtu shtoi se të do të ndalohen të gjitha grumbullimet politike dhe do të ndëshkohen nga Policia e Shtetit.

Një masë e tillë është aplikuar që sot, madje është vendosur një gjobë e majme ndaj organizatorëve të tubimit në Gjirokatër.

Protesta e zhvilluar në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, nga disa shoqata patriotike që kërkonin shpalljen të padëshirueshëm të konsullit grek të Gjirokastrës, Lambros Kakissis, u pasua me një gjobë.

Organizatorët e tubimit të sotëm në Gjirokastër, janë gjobitur nga Inspektorati Shtetëror me 5 milionë lekë të reja. Gjoba është vendosur, pasi nuk janë zbatuar rregullat e distancimit social, të cilat janë konfirmuar nga ISHSH.

Fleta e gjobës i’u është dorëzuar tre prej organizatoreve të këtij tubimi, fill pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës. Kreu i ISHSH Gjirokastër, Edi Sinojmeri, shpjegon se grumbullimi i njerëzve dhe mosrespektimi i distancës gjatë protestës së sotme, mungesa e masave mbrojtëse ndaj COVID-19, bie ndesh me aktin normativ të qeverisë shqiptare dhe si i tillë ndëshkohet me gjobë.