Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Tirana-kryeqyteti i tubimeve; më 7 mars edhe Presidenti serb pritet me protestë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tirana-kryeqyteti i tubimeve; më 7 mars edhe Presidenti serb pritet me protestë

TIRANE – Duket se vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, në datat 7 dhe 8 mars, nuk do të kalojë pa zhvillime surprizë. Familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 7 marsin për të mbajtur një protestë në Tiranë. Familjarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës.

Vizita e kreut të shtetit serb do zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo – Briunit ku mësohet se do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri grek Aleksis Tsipras. Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në këtë samit. Pjesëmarrjen dhe vizitën në kryeqytetin shqiptar e ka konfirmuar vetë Presidenti Serb gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Vuçiç tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Gjatë diskutimeve me Presidentin slloven, Presidenti Vuçiç ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon. Marrëveshja Kosovë-Serbi, por edhe tema e nxehtë e kufijve mësohet se do të jetë në fokus të diskutimeve në samit.

Presidenti Vuçiç gjithashtu ka deklaruar ditën e hënë, në një intervistë, se Serbia është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës, por më parë duhet që ajo të marrë diçka në këmbim.

“Ne duhet së pari të gjejmë kompromisin, nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë asgjë nga ana tjetër”, – mësohet të ketë deklaruar Vuçiç për agjencisë italiane ANSA.

Komunikata e plotë e familjarëve të çështjes “Kumanova” :

“LAJMERIM MBARE KOMBIT.

Thirrje mbarë kombit dhe popullit shqiptar!

Thirrje ju bëhet mbarë popullit për protestë, më 7 mars për lirimin e luftëtarëve të UÇK-së!

Me 7 mars, Në TIRANE, te sheshi “Skënderbej”!

Në përkrahje të të burgosurve të grupit të Kumanovës, që janë nëpër burgjet sllavo-maqedone.

Çlirimtarët tanë, djemtë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK-së), i bëjnë thirrje gjithë Popullit Shqiptar që të dale VLLAZERISHT në protestë!

Organizatoret, individët dhe familjarët e grupit të “Kumanovës” të caktuar për këtë tubim kanë përgatitur kërkesat e tyre në detaje, këlyshëve të politikes tonë dhe atyre sllave. Djemtë tanë që vuajtën 4 vite në burgjet sllave dhe që janë dënuar me dënime kapitale!!

Katër vite nuk ka ndërhyrje ndërkombëtare dhe nuk është formuar komision për grupin “Kumanova”.

DREJTSI PER ÇLIRIMTARET TANE!

Ju bëjmë thirrje gjithë popullit, pa dallim etnie, feje, partie etj., ti bashkohen tubimit të datës 7 mars. Ne e kuptojmë dinamikën e zhvillimeve politike, por për këtë rast ne do të bashkohemi. Ne jemi të obliguar të dalim në protestë deri në çlirimin e luftëtarëve tanë.

Për ata burra që luftuan për Bashkim Kombëtar në Maqedoni dhe sakrifica e tyre për kombin, sot do të tubohemi ne për lirimin pa kushte sa më të shpejtë të tyre..!!

Rroftë Populli dhe mbarë Kombi Shqiptar!

TIRANA TODAY

Tags: 7 marskryeqytetipresidentipritetprotesteserbTiranatubimeve

TË LIDHURA

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

22:54 | 04/12/2025
Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit
Aktualitet

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Next Post
Tirana në flakë/Tymuese, kapsolla e pankarta drejt policisë (foto-video)

Tirana në flakë/Tymuese, kapsolla e pankarta drejt policisë (foto-video)

Basha ‘sulmon’ deputetët tradhtarë që pranuan mandatin

Basha ‘sulmon’ deputetët tradhtarë që pranuan mandatin

Protestuesit kërcënojnë policinë: “Shpëtuat sot! Mos u mërzisni, do të vijmë prapë”

Protestuesit kërcënojnë policinë: “Shpëtuat sot! Mos u mërzisni, do të vijmë prapë"







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com