Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Ti je rrugaçe!” Arrestohet babai që la fëmijët pa shkollë, arratiset vëllai (VIDEO)

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave të cilat kanë denoncuar se ish-bashkëshortët e tyre, të cilët janë vëllezër, nuk u lenë që të takohen me fëmijët dhe për më tepër i kanë larguar nga shkolla. Baballarët kanë vepruar në kundërshtim me vendimet e gjykatës.

“Stop” i është drejtuar dhe vëllezërve për të pasur pretendimet e palëve të tjera në këtë çështje. Gazetarja komunikoi me anë të avokatit të dy vëllezërve Hilaj, Petrit Morina. Ky i fundit ka thënë se duhet pritur vendimi i formës së prerë.

Petrit Morina: Në momentin që ka vajtur policia, shërbimi social i bashkisë dhe zyra përmbarimore për të ekzekutuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, nuk është ekzekutuar. Kanë marrë kontakt me fëmijën në bashkëpunim edhe me nënën e fëmijëve. Fëmijët kanë qenë shumë të irrituar dhe nuk kanë dashur që të takojnë nënën e tyre.

Gazetarja: Të lutem interesi i fëmijëve është parësor për prindërit dhe për ne si “Stop”. Nuk kam ardhur që të kundërshtoj vendimin e fëmijëve. Unë kam ardhur sepse jam e shqetësuar sepse klientët e tu nuk zbatojnë vendimin e gjykatës, nuk njohin vendimin e gjykatës.

Petrit Morina: Jam konsultuar me klientët e mi dhe i kam thënë që të drejtën për të takuar nëna fëmijët e saj, ia kam thënë edhe në gjykatë…

Gazetarja: Të drejtën e kujdestarisë, jo takim.

Petrit Morina: Në gjykatë kur është divorci nga zonja është kërkuar thjesht kërkesë për lënie dhe rritje për edukim fëmije si dhe divorci. Nëse do të shikojmë sipas objektit të padisë atëherë gjykata në vendimin e saj, ndaj është ankimuar në Apel, ka dalë jashtë objektit të saj.

Gazetarja: Ti bëj ca të duash me vendimin e gjykatës, por në momentin që je në proces, fëmijët i kalojnë nënës. Ti ankimoje bëji çfarë të duash.

Petrit Morina: Këtë vendim e kemi çuar në Apel.

Gazetarja: Kush janë këta dy persona që nuk njohin institucionin qoftë edhe Gjykata e Shkallës së Parë, më vjen keq?

Petrit Morina: Jam shumë dakord me ju. Atëherë po të them nga ana proceduriale e kam ndjekur këtë problem. Se çfarë bëjnë personat që unë i përfaqësoj, nuk mund t’ia imponoj zotërinjve në fjalë… Ua kam thënë tekstualisht, zotërinj të nderuar, takimi i nënës me fëmijët duhet të bëhet sepse tek e fundit është nëna biologjike, ashtu sikurse ju keni të drejtën tuaj”. Ia kam thënë në sallë të gjyqit. Më kanë thënë ne do të ndjekim këtë rrugë deri në përfundim të procesit të gjyqësor, deri në Apel.

Njëri nga prindërit që ka shkaktuar këtë problem, Ilir Hilaj, në një komunikim me gazetaren e “Stop” nervozohet kur gazetarja e pyet se pse i ka lënë fëmijët pa shkollë dhe i hakërrehet kësaj të fundit.

Gazetarja: Përshëndetje zoti Hilaj si jeni?

Ilir Hilaj: Si ia kaloni? Keni një zë shumë melodioz.

E kam radiofonik.

Ilir Hilaj: Të përgëzoj! Je e mrekullueshme! Tani më dëgjo pak me kujdes! E di, çfarë do marrësh, e di çfarë do thuash.

Thjesht këtë doja të thoja, zotëri duke qenë se jeni njohës edhe i ligjit.

Ilir Hilaj: Jo të lutem! Të lutem, të lutem…! Nuk më flet mua kështu ti! “Komunikimi Publik”, është një lëndë që mësohet në shkollën e Gazetarisë. Në qoftë se ti, do të bësh presion përmes mikrofonit, i kam thënë zotit Saimir…

Të lutem mos bëj pedagogun e gazetarisë se e ka bërë dikush tjetër, kam mbaruar shkollën, jam diplomuar. Dalim tek problemi që kemi. Për të qenë e balancuar duke qenë se njihni leksionet e gazetarisë.

Ilir Hilaj: Atëherë, balancim po ju kërkoj! Balancim!

Balancimin është kur flas dhe me palën tjetër.

Ilir Hilaj: Balancimin unë do ta jap në studio.

Atë nuk e vendos ti.

Ilir Hilaj: Bravo! Qëndrojmë tek kjo pikë, tani?

Po! Vendimin e gjykatës pse nuk e njihni?

Ilir Hilaj: Atëherë, këtë do ta shpjegojmë atje, kur është në emision live.

Fëmijët pse nuk shkojnë në shkollë zotëri?

Ilir Hilaj: Zonjë, zonjë, ti, ti…më fal, ti je rrugaçe! Ti je rrugaçe!

Gazetarja: Kjo “rrugaçja”, e kupton vetë ti, të informon se ke shkelur dy nene 320 pra pengimin e ekzekutimit të vendimit të gjykatës si dhe nenin 127 mosdorëzimin e fëmijës prindit tjetër. Të lutem zbatoji.

Institucionet përgjegjëse pas publikimit të rastit kanë reaguar. Ato kanë kërkuar arrestimin e dy baballarëve të fëmijëve për veprat penale veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, neni 121/1 i Kodit Penal si dhe neni 124/b2 “keqtrajtimi i të miturve”. Mirëpo “Stop” njofton se njëri prej tyre, babai që punonte si auditues, është arrestuar, ndërsa vëllai tjetër është shpallur në kërkim.

“Bëhet fjalë për audituesin e KLSH që sipas burimeve të “Stop” është pezulluar nga detyra. E di çfarë po mendoja që nëse Saimir Kodra, drejtori i emisionit investigativ “Stop” do t’i jepte atë kohën televizive këtij personi jam kurioze ta di si do t’ia bënte se është nën arrest. Mirëpo emisionit “Stop” nuk i vlen arrestimi i askujt, por mirëqenia e 6 fëmijëve”, raportoi gazetarja.

Por çfarë ka ndodhur me ta?

Nëna: Pas insistimit të emisionit “Stop” patëm një reagim të menjëhershëm të institucioneve shtetërore, Gjykatës, Prokurorisë, Komisariatit të Policisë dhe kemi ndërhyrë në banesë për marrjen e fëmijëve, dhe fëmijët sot janë me nënat e tyre!

Gazetarja: Si është gjendja e tyre?

Nëna: Gjendja normale, nuk është shumë e mirë.

Gazetarja: Janë nën asistimin e psikologëve flas?

Nëna: Po, janë. Janë nën asistimin e psikologëve, dhe duhet ta vazhdojmë për një kohë të gjatë të fëmijëve në asistimin e psikologëve, sepse gjendja nuk paraqitet e mirë.

Gazetarja: Me t’u përmirësuar besoj do t’i ktheni në shkollë?

Nëna: Po, patjetër!

Gazetarja: Më bëhet shumë qejfi që ky rast u zgjidh.

Nëna: Faleminderit dhe juve!/tvklan.al

Tags: emisioni STOPIlir HilajPetrit Morina

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, por unë s'pranova!

Spahiu: SPAK nuk e heton Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama, ka frikë nga hakmarrja e tij

Sali Berisha zgjodhi Metën dhe çau përfundimisht PD







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com