Shoqërohet në komisariat një nga protestuesit tek zona e Astirit, pasi bëri thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë.
I shoqëruari është identifikuar si Lutfi Kastrati, i cili ndodhet në komisariatin numër 6, në Kombinat. Në mbështetje të tij kanë mbërritur para komisariatit edhe disa banorë të Astirit dhe disa deputetë të PD-së, të cilët kërkojnë lirimin e Kastratit.
Banorët e Astirit po protestojnë çdo pasdite prej më shumë se 3 muajsh, duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.