Një infermiere e cila ka thyer rregullat e karantinës në Kosovë, është gjobitur nga autoritetet përkatëse. Infermierja ka thyer rregullat e IKSHPK-së, pasi ka qendruar e izoluar vetëm 7 ditë dhe jo 17.
Dje ajo ka dalë në qytetin e Vushtrrisë për të bërë pazar. Infermierja në fjalë është parë nga Inspektoriati i komunës së Vushtrrisë. Ndaj do të gjobitet me një mijë euro nga Inspektoriati i komunës, për mos-përfillje të rregullave të vetizolimit në kohë pandemie.
“Infermierja është punëtore në emergjencën e spitalit, dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19. Qe një javë është në vetizolim. Dje ka qenë në qytet, pra pas 7 ditëve. Ajo do të marrë gjobë nga Inspektorati i komunës”, ka deklaruar kreu i Drejtorisë së Inspeksionit në Vushtrri, Rrahim Ajeti.











