E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Reperi i njohur Gjiko dënohet nga gjykata

Reperi i njohur shqiptar Gjiko, është gjobitur me 400 euro. Reperi, emri i të cilit është Asdren Gjikolli, mësohet se është dënuar, pasi ndaj tij rëndon akuza për “armëmbajtje pa leje”.

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin ndaj reperit. Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu, ka caktuar shumën prej 400 euro që të pandehurit, Gjiko dhe Valon Alija, duhet të paguajnë brenda 30 ditëve.

Po kështu bëhet me dije se nëse ata nuk e shlyejnë pagesën në fjalë, dënimi do t’u shndërrohet në qëndrim në qeli. Nga aktgjykimi të pandehurve, u janë konfiskuar edhe armët.

Ata e kanë pranuar fajësinë përmes dy avokatëve të tyre, Fisnik Mujaj dhe Blerim Ademaj. Të pandehurit kanë deklaruar se nuk do t’i përsërisin më veprimet e tilla.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...

Dëshmi rrëqethëse: Lashë mbi 4 mijë euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi...

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...