Gjatë ditëve të fundit vihet re një rritje e ndjeshme e shtrimeve në dy spitalet Covid. Situata paraqitet serioze, pasi është rritur gjithashtu numri i pacientëve në terapi intensive dhe i atyre të intubuar, që është shoqëruar me humbje jete. Gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë.
Prof. Dr. Et’hem Ruka, duke bërë një bilanc të situatës, thotë se numri i vdekjeve nga pandemia Covid-19 është rritur frikshëm gjatë muajit korrik (55% e gjithë vdekjeve, ose në total 76 individë).
Një thirrje e fortë vjen nga ai, ndërsa u kërkon qytetarëve që të ndërgjegjësohen sa nuk është vonë.
Statusi
26 KORRIK 2020: SITUATA E COVID-19 NE VENDIN TONE
Numri i vdekjeve nga pandemia Covid-19 eshte rritur frikshem gjate muajit korrik (55% e gjithe vdekjeve, ose ne total 76 individe).
Keto shifra alarmante duhet te sensibilizonin me shume qytetaret shqiptare per tu rajtur sa me shume te ishte e mundur nga infektimi prej koronavirusit.
Ne fakt, konstatojme se numri i te infektuarve po vjen duke u rritur. Vetem sot 126 te infektuar. Tirana po behet rezervuari kryesor i infeksionit me 992 te infektuar aktiv.
Nuk eshte von ti therrasim mendjes per rrezikun e infektimit. Besoj se edhe dyshuesit me te medhenj jane bindur se pandemia nuk eshte plandemi.