Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Themeluesit e BioNTech-ut parashikojnë fundin e fazës së kufizimeve

6 vjet ago
in Bota, Kryesore

Strategjia e kufizimeve në pandeminë e Coronas shkakton gjithnjë e më shumë pakënaqësi në degë të ekonomisë. Sipas shpikësve të vaksinës Biontech/Pfizer Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, durim duhet edhe vetëm për disa muaj.

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së Coronas të përfundojnë deri në vjeshtë. “Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”. Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.

“Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë”. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr”, tha sipërmarrësi. Pastaj duhet të përshtatet vaksina. “Ne po përgatitemi për këtë sot,” tha ai. Sahin beson se virusi nuk do të zhduket. Por posa të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme.

“Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha Sahin. Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetëvaksinime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme. Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem. Vaksinimi nga personeli mjekësor shërben gjithashtu për të monitoruar një reaksion të mundshëm alergjik, i cili – megjithëse rrallë – mund të ndodhë.

Së bashku me gruan e tij, Sahini themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz. Vaksina e Coronas e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 Dhjetor. Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori.

Të premten, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e dekoroi çiftin e studiuesve me Kryqin Federal të Meritës për kontributin e tyre në frenimin e pandemisë së Coronas. /DW/

Tags: BioNTechpandemiavaksina

TË LIDHURA

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Bota

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Bota

Dyshim për spiunazh! Ish-kreu i Shërbimit Sekret gjerman në pranga

09:02 | 07/10/2026
Next Post

Reshjet e dendura të dëborës, ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm për shoferët

Ngjarjet e së dielës në Serinë A italiane, Milani dhe Napoli fitore të rënda

Tiranë, pranga 27 vjeçarit, vidhte nën kërcënimin e thikës







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com