Ngjarjet e së dielës në Serinë A italiane, Milani dhe Napoli fitore të rënda

Milani

Zlatan Ibrahimovic festoi kthimin e tij në formacionin startues të Milanit me një gol në një fitore të bukur 3-2 në Firence, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit e Serisë A, Interin në gjashtë pikë.

Goli i djeshëm e bëri atë lojtarin më të vjetër që shënon 15 gola në një sezon të Serisë A, me 39 vjet e 169 ditë.

Suedezit iu deshën vetëm nëntë minuta për të zhbllokuar ndeshjen pasi u kujdes prej kurthit të pozicionit jashtë loje, në paraqitjen e tij të parë në kampionat që kur dëmtoi muskujt kundër Romës më 28 Shkurt.

Erick Pulgar dhe Franck Ribery shënuan në të dy pjesët e ndeshjes për t’i dhënë epërsinë Fiores, por golat e Brahim Diaz dhe Hakan Calhanoglu e kthyen sfidën në favor të Milanit.

Roma – Napoli

Më vonë, Dries Mertens shënoi golin e tij të 100-të në Serinë A kur dyfishimi i tij i siguroi Napolit një fitore 2-0 jashtë fushe kundër rivalëve direkt të Romës.

Sulmuesi belg realizoi me një goditje të lirë duke e dërguar në rrjetë me një përfundim të thjeshtë gjë që bëri që Napoli të kalojë në epërsi me dy gola në minutën e 34-t dhe vendasit nuk arritën të japin një përgjigje.

Mertens bëhet vetëm lojtari i tretë i Napolit që ka arritur 100 gola në Serie A, pas Marek Hamsik (100) dhe Antonio Vojak (102).

Goditja e Lorenzo Pellegrinit tronditi shtyllën për Romën në pjesën e dytë, por ishte një tjetër performancë zhgënjyese nga skuadra e Paulo Fonsecës, të cilët nuk kanë fituar asnjë nga ndeshjet e tyre kundër shtatë skuadrave të tjera më të mira këtë sezon.

Nga ana tjetër, fitorja ishte e rëndësishme për Napolin në vendin e pestë pasi e ngjit tre pikë përpara Romës në vendin e gjashtë dhe dy pas Juventusit dhe Atalantës përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt. Fitorja e djeshme gjithashtu zgjati një periudhë të mirë forme për ekipin e Gennaro Gattusos, tani i pamposhtur në pesë ndeshje në kampionat, teksa ka fituar katër.

Lexo edhe :   Hysaj drejt Interit? Dy serbë “largojnë” mbrojtësin shqiptar

Atalanta

Diku tjetër, Atalanta barazoi Juven në kuotën e 55 pikëve dhe forcoi vendin e katërt me një 2-0 në fushën e Hellas Veronës falë një penalltie të kthyer në rrjetë nga Ruslan Malinovskyi dhe një goli të Duvan Zapatës në pjesën e parë.

Lacio

Goli i Adam Marusicit i dha edhe Lacios një fitore 1-0 në Udine që i çon romakët në vendin e shtatë me një pikë prapa Romës, ndërsa Antonio Candreva shënoi golin e fitores kur Sampdoria mundi Torinon 1-0 në Genova.