Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Thaçi për Kurtin: Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën e Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Thaçi për Kurtin: Frikacak dhe djallëzor, po përçan politikën e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u është përgjigjur pretendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka arritur marrëveshje të fshehtë me Serbinë, duke thënë se kryeministri po “vazhdon gënjeshtrat dhe mashtrimet”.

Presidenti Thaçi, e ka cilësuar Kurtin si “frikacak dhe djallëzor”, i cili, sipas tij nuk ka guxim që as ta heqë tarifën e as ta vendosë reciprocitetin.

“Po angazhohet për shkatërrimin e aleancave historike. Me paranojë flet për marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi. Qesharake për Kosovën. Fyese dhe e rrezikshme për raportin e Kosovës me SHBA-në”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi u është referuar deklaratave që ka bërë Kurti të mërkurën në një seancë të jashtëzakonshme që është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e për fillim të dialogut, kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës e për mbyllje të dialogut me një marrëveshje të gatshme, midis dy presidentëve. Unë jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme dhe ajo çfarë po kërkohet është të thyhet Qeveria e Kosovës, të thyhem unë paraprakisht si kryeministër, në mënyrë që të marrë fuqi ai, që në emër të Kosovës në negociata sekrete, ka bërë marrëveshje që tash të gatshme do ta servojë, jo për të filluar dialog, por për të mbyllur çfarëdo mundësie për dialog”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Seanca e së mërkurës, që është zhvilluar me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës, pasoi një postim të Donald Trump Junior, djalit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili i bëri jehonë deklaratës së senatorit amerikan, David Perdue, në të cilën ai thoshte se “në rast që Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë”.

Kryeministri Kurti më 27 shkurt pati propozuar që më 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, si “shenjë e vullnetit të mirë” dhe e gatishmërisë “për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

Por, propozimi i Kurtit nuk gjeti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e madje as të partnerit të koalicionit qeverisës, Lidhjes Demokratike të Kosovës. /Rel

Tags: Albin Kurtihashim thacikosovapolitike

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq
Rajoni

U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

21:28 | 04/10/2025
Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës
Rajoni

Mal i Zi/ Lirohen të gjithë të akuzuarit për hapjen e tunelit nëntokësor në gjykatën e Podgoricës

17:03 | 03/10/2025
Next Post
Meta dekretoi 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim

Meta dekretoi 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë, reagon Yuri Kim

Bundesliga gjermane, futbollisti preket nga koronavirusi

Bundesliga gjermane, futbollisti preket nga koronavirusi

Koronavirusi në Shqipëri/ Pezullohet pa afat shërbimi i transportit publik

Koronavirusi në Shqipëri/ Pezullohet pa afat shërbimi i transportit publik

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

EKZEKUTIMI i gjyqtarit brenda sallës, si i kaloi autorit ‘barrierat’ e sigurisë të Gjykatës së Apelit dhe zbrazi armën mbi Astrit Kalanë
Aktualitet

EKZEKUTIMI i gjyqtarit brenda sallës, si i kaloi autorit ‘barrierat’ e sigurisë të Gjykatës së Apelit dhe zbrazi armën mbi Astrit Kalanë

by mirseda
10:09 | 07/10/2025
0

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë,...

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Tiranë, zbulohen detajet nga takimi i tij me Ramën dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Tiranë, zbulohen detajet nga takimi i tij me Ramën dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë

09:45 | 07/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

Reagon Shoqata e Avokatëve: Drejtësia është në duart e politikës, gjyqtarët janë viktima të korrupsionit

09:25 | 07/10/2025
Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

Sot ditëlindja e Vladimir Putinit, Kim Jong-un letër liderit rus: Aleanca jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen!

09:08 | 07/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com