E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Bundesliga gjermane, futbollisti preket nga koronavirusi

Së fundmi është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në futbollin gjerman.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 23-vjeçar të Hanover 96, Timo Huebers, i cili u diagnostifikua ditën e sotme me COVID-19.

Lojtari kishte shfaqur simptomat e para të virusit dhe pasi është testuar ka rezultuar pozitiv.

Ende nuk dihet nëse do të pezullohet futbolli në Gjermani teksa shumica e ndeshjeve do të luhen me dyer të mbyllura, shkruan “opinion.al”.

Si të mbroheni nga koronavirusi 

Aktualisht nuk ka vaksinë për të parandaluar COVID-19. Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen është të shmangni ekspozimin ndaj këtij virusi. CDC rekomandon disa veprime të përditshme për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit:

-Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë.

-Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

-Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.

-Kur të kolliteni apo teshtini vendosni para një shami dhe më pas hidheni tek mbeturinat.

-Pastroni dhe dezinfektoni objektet dhe sipërfaqet e prekura shpesh.

-CDC nuk rekomandon që njerëzit që vendosin maska në fytyrë për t’u mbrojtur nga

COVID-19. Përdorimi i maskave është i rëndësishëm për personelin mjekësor.

-Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda; veçanërisht pasi keni shkuar në tualet; para se të ushqeheni si dhe pasi të kolliteni apo teshtiteni.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në rajon në 24 orët e fundit 1- Profesori i shkencave politike: Forcimi i sovranitetit të Kosovës, garanton integrimin e gjithë rajonit 2-...

Çfarë po ndodh rreth nesh? Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Njihuni me titujt kryesorë të zhvillimeve në botë 1-Hungaria kërkon daljen nga Bashkimi Europian 2- Vetëvritet oficeri i katërt i policisë që iu përgjigj trazirave në...