Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ishte i pranishëm në konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për paqen”.
Thaçi theksoi ndër të tjera se “edhe në Kosovë jemi përballur me radikalizmin. Ne si shoqëri dhe si shtet kemi reaguar”.
Në vijim Presidenti tha se Kosova do të jetë gjithmonë kundër ekstremizmit.
“Kemi marrë masa ndaj atyre që kanë nxitur urrejtje dhe pjesëmarrje në luftëra të huaja. Po punojmë me të kthyerit nga luftërat. Mbajtja gjallë e frymës dhe tolerancës është sfidë dhe do të mbetet edhe në të ardhmen”, deklaroi ai.