Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që të japë dorëheqje nga posti që mban.
Kreu i Lëvizje Vetëvendosje, deklaroi gjatë një interviste në “Abc News” se nuk është prioriteti i tij shkarkimi i presidentit. Por, dorëheqja e tij do të bënte mirë, u shpreh Kurti.
“Thaçi do të bënte mirë të tërhiqej se populli ka vendosur për ndryshim”.
Ndër të tjera, Kurti foli edhe për idenë e një Shengeni ballkanik, ndërsa theksoi se Serbia ka për qëllim Jugosllavinë e katërt.
“Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë e Madhe. Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë”, tha kreu i VV.