E enjte, 5 Gusht, 2021
29.5 C
Tirana

Teuta mposhti Partizanin, Edi Martini komenton ndeshjen

Teuta ka arritur të mposhtë Partizanin në ndeshjen e sotme, me rezultatin 1-0.

Goli do të vinte në pjesën e dytë, pasi ekipi i Martinit ishte më i vendosur. Një krosim i gjatë pa kokën e Gomez që të pasonte për Kallakun. Mesfushori goditi fluturimthi, teksa më pas u përplas me Alban Hoxhën, që u kujtua shumë vonë të dilte.

Pas golit, Teuta menaxhoi situatën dhe vetëm pak shkëndija për Partizanin nuk mjaftuan. Menjëherë pas ndeshjes erdhi edhe reagimi i trajnerit të Teutës, Edi Martini i cili tha se e priste këtë rezultat.

“E kisha parë Partizanin shumë herë dhe i thashë djemve se duhet të kishim kujdes 15 minutat e para. Planet dolën ashtu si i menduam, edhe pse rrezikuam që të pësonim gol”, tha ai.

Në një prononcim për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, Martini përmendi edhe pikët e humbura në ndeshjen me Skënderbeun.

“Ky stadium më sjell fat! Sekreti? Puna, mundi dhe djersa e djemve në stërvitje. Fituam ndaj Partizanit, por duhet të kishim edhe pikë të tjera, si penalltia e humbur në Korçë dhe barazimi me Luftëtarit. Megjithatë, duhet të shohim përpara dhe me këtë ritëm, pasi i vdekuri nuk kthehet më… Mjafton që të ecim kështu.E kisha parë Partizanin shumë herë dhe i thashë djemve se duhet të kishim kujdes 15 minutat e para. Planet dolën ashtu si i menduam, edhe pse rrezikuam që të pësonim gol”, shtoi ai.

I pyetur nëse Kallaku kishte pësuar dëmtime, Martini u përgjigj se: “Jo, nuk është i dëmtuar. Do ta kalojë atë goditje, madje do të dalë në stërvitje shumë shpejt”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kishin kthyer shtëpinë në laborator dro*e, dy në pranga

Dy shtetas 32 dhe 33-vjeç janë vënë në pranga në sajë të operacionit të koduar "Baza", pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marë me...

“Pasaporta e vaksinës”, një “teori konspirative” që po bëhet realitet

Një ditë më parë është konfirmuar zyrtarisht se New Yorku do të lejojë vetëm të vaksinuarit në bare, palestra e aktivitete argëtuese. Lajmi është...

Llogari bankare për të pastruar paratë, si e zbuloi FBI-ja 74-vjeçaren

S’janë të paktat rastet kur shtetasit e huaj strehohen në Shqipëri për t’iu shmangur drejtësisë në vendet ku janë rezident. Shtetasja amerikano-kanadeze, Lyda Harris,...

“Për lexim gjatë gushtit”

Nga: Skënder Minxhozi Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e...

Kursi i këmbimit/Rritje e lehtë e euros, dollarit dhe paundit

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e euros, paundit britanik,  dollarit dhe frangës zvicerane. Më poshtë do të gjeni...