Gjykata e Apeli ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, i cili u arrestua pak ditë më parë për dhunën ndaj turistëve spanjollë.
Pronari i lokalit në Porto Palermo, sulmoi familjen e Eugenio Galdon. Në çastin kur turistët u larguan nga lokali “Panorma”, për të shmangur çdo incident, Kokëdhima u hodh mbi kofanon e furgonit, ndërsa i kërcënoi mbi 3 kilometra rrugë.
Kokëdhima akuzohet për “Kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrim i pronës”.