Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Tërmeti/ Xhaçka: 4 mijë persona s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tërmeti/ Xhaçka: 4 mijë persona s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat ka theksuar se edhe pse situata sizmike është ende aktive, fuqia goditëse e tyre ka ardhur gjithnjë në ulje.

Më tej, Xhaçka iu bëri apel qytetarëve, që të tregohen vigjilentë dhe të mos ndërmarrin akte vetëvlerësuese në shtëpitë e tyre, pasi sipas saj, kjo qasje është e rrezikshme për jetën e tyre.

“Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Largohuni për në strukturat akomoduese, siç janë qindra shtretër në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin apo Beratapo për tek të afërm tuaj nëse dëshironi, por largohuni deri në verifikimin e situatës nga ekspertët sepse situata në banesat me strukturë të dëmtuar është sot po aq e rrezikshme sa ditën e goditjes së madhe sizmike. Sot ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptar e të huaj”, tha Xhaçka.

Deklarata e Xhaçkës: “Të dashur qytetarë, E di që ky mëngjes na gjen të gjithëve më të lodhur se një ditë më parë sepse janë ende net ankthi si pasojë e pasgoditjeve, të cilat janë ndier edhe pak minuta më parë.

Por lajmi i mirë është se pavarësisht se situata është ende aktive, fuqia e goditjeve kanë një trend të dukshëm zbritës dhe shpresojmë që të gjitha këto të jenë shenjat që kësaj situate sizmike po i vjen fundi.

Këto ditë kanë qenë vërtet të rënda e të vështira. Kanë qenë ditë tragjike, që na kanë testuar të gjithëve dhe jam shumë krenare që shqiptarët, kudo, në zonat e prekura, dhe ato jo të prekura, në rajon e kudo në botë, e kaluan këtë test në mënyrën më dinjitoze që ka fituar admirimin e botës, me solidaritetin e bashkëpunimin e tyre.

Kjo ngjarje ka pasur një kosto aq të rëndë në jetë të prera në mes, sa do të jetë e paharrueshme për të gjithë ne sa të kemi jetë.

Por, ka pasur edhe një kosto e pasoja jashtëzakonisht të rënda materiale, në shtëpi e banesa të shkatërruara. Dhe sot, kur operacioni i kërkim shpëtimit po vjen drejt fundit, prioriteti ynë është të garantojmë strehimin, ushqimin, kujdesin për çdo qytetar që sot ka mbetur pa strehë.

Dhe përpara se të bëj në pasqyrë të punës që kemi bërë e jemi duke bërë, për t’i orientuar më mirë edhe qytetarët, dua të përsëris edhe njëherë thirrjen që kam përsëritur çdo ditë, për qytetarët dhe pushtetin lokal.

Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Largohuni për në strukturat akomoduese, sië janë qindra shtretër në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin apo Beratapo për tek të afërm tuaj nëse dëshironi, por largohuni deri në verifikimi e situatës nga ekspertët sepse situata në banesat me strukturë të dëmtuar është sot po aq e rrezikshme sa ditën e goditjes së madhe sizmike.

Sot ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptarë e të huaj.

Qytetarët duhet ta dinë, që pavarësisht përmasave të tragjedisë, sot jemi në një situatë ku jemi në gjendje të ofrojmë strehim dhe ushqim, veshmbathje e kujdes e mbështetje, për çdo familje e qytetar të prekur.

Ekipet tona janë të pranishëm në të gjithë zonat e prekura nga Durrësi e Thumana e deri në Laç e Lezhë. Më konkretisht, po asistohen banorët në kampingjet e ngritura në: Thumanë, Fushë Krujë, Bubq, Ishëm, Marikaj, Vorë, Kurbin, Lac, Rrogozhine, Kamëz, Durrës dhe Tiranë.

Në total, sipas vlerësimeve paraprake në terren janë mbi 4 mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre. Ky numër, me shumë gjasa do të ndryshojë në orët në vijim.

E para, sepse një pjesë e madhe e këtyre familjeve janë qytetarë banesat e të cilëve nuk janë dëmtuar rëndë, por që si pasojë e ankthit e frikës kanë zgjedhur të kalojnë natën jashtë dhe që së shpejti me stabilizimin e situatës do të rikthehen në banesat e tyre.

E dyta, sepse me gjasë shumë banorë që ende sot i nënvlerësojnë dëmtimet e banesave të tyre, pas verifikimit nga ekipet tona, do të pranojnë të zhvendosen duke sjellë sërish një ndryshim të këtij bilanci. Unë dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që ne jemi gati dhe askush nuk do të mbetet në rrugë!

Është duke funksionuar kuzhina fushore në Thumanë e po montohet kuzhina fushore, falë kontributit të Dhomës së Tregtisë së Kosovës, në Bubq duke siguruar kështu mbi 10 mijë vaktë të ngrohta për 7 ditë të javës.

Jemi duke bërë gjithçka, për të garantuar çadrat e nevojshme për të përballuar reshjet dhe të ftohtin e dimrit, veçanërisht për familjet në zonat rurale, të cilat nuk duan të shkëputin kontaktet nga bujqësia dhe blegtoria.

Që prej orëve të para e deri më sot janë shpërndarë 1 mijë çadra dhe të tjera do nisin të shpërndahen. Po komunikojmë me vendet partnere dhe Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit për të na asistuar me bazën e nevojshme materiale.

Por dua ta theksoj, që zgjidhja me çadra është një zgjidhje për në fazë emergjence! Nuk mund e nuk duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë për 1001 arsye, ku më e rëndësishmja është cilësia e kushteve të jetesës dhe shëndeti i qytetarëve!

Prandaj, do të punojmë për t’i larguar banoret nga kampet me çadra e për t’i çuar ata në strehim më të sigurt, siç bëmë që ditën e parë me të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës.

E di që situata psikologjike e shumë familjeve është sot mjaft e rënduar. E mirëkuptoj dhe me shpirt e me zemër i gjendem sot afër çdo familje që ka humbur shtëpinë, që është sot e tronditur e nuk di se çfarë do të bëjë nesër për të rifilluar jetën. Por sot më shumë se kurrë na duhet mirëkuptimi dhe bashkëpunimi juaj.

E kuptoj që çdokush nga ju do sot, tani, një shtëpi.

Por kjo është e pamundur të bëhet sot, brenda ditës. Rikuperimi do të kërkojë kohën e tij sepse dëmet janë masive, nga Durrësi në Thumanë, në Laç në Shijak në Bubq apo Tiranë.

Janë me dhjetëra pallate e qindra e banesa të shkatërruara, me dhjetëra e qindra të tjera që presin të identifikohen. Prandaj duhet durim, bashkëpunim dhe besim. Ne jemi në këmbë. Po bëjmë çdo gjë dhe do të bëjmë çdo gjë që këtë situatë ta tejkalojmë, së bashku”.

Tags: Ministreolta xhackapersonatermeti

TË LIDHURA

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn
Politikë

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn

22:48 | 09/06/2025
Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte
Kosovo

Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

22:26 | 09/06/2025
Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit
Politikë

Këlliçi: Nesër pamje filmi për “trenin bullgar”, fshehin fletën

22:24 | 09/06/2025
Next Post
“Qeni zbuloi diçka”, grupi i shpëtimit vijon punën në Durrës

“Qeni zbuloi diçka”, grupi i shpëtimit vijon punën në Durrës

Shkon në 900 numri i të plagosurve nga tërmeti

Shkon në 900 numri i të plagosurve nga tërmeti

Thumana lëngon, Rama në ceremoninë mortore për dy familjet fatkeqe

Thumana lëngon, Rama në ceremoninë mortore për dy familjet fatkeqe

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn
Politikë

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn

by mirseda
22:48 | 09/06/2025
0

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja...

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

22:42 | 09/06/2025
Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

22:26 | 09/06/2025
Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Këlliçi: Nesër pamje filmi për “trenin bullgar”, fshehin fletën

22:24 | 09/06/2025
Vokshi: 20 deputetë të PS lidhje me banda, përmend emra në Elbasan e Durrës

Vokshi: 20 deputetë të PS lidhje me banda, përmend emra në Elbasan e Durrës

22:21 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com