Shqipëria u godit orët e para të mëngjesit të sotëm nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, ku dhjetëra persona humbën jetën. Duke u mbuluar nën rrënojat e banesave të tyre.
Lidhur me këtë situatë tragjike, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras ka dërguar një mesazh në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët, në shenjë solidarizimi.
“Në këto orë të vështira, mendimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, shkruan Tsipras.
Pas lëkundjes së fortë që zgjati rreth 30 sekonda, qytetarët dolën të tmerruar nga banesat e tyre.