Sot u derdhën shumë lot për viktimat e tërmetit. Por kishte edhe shumë familje që derdhën lotë gëzimi, pasi gjetën gjallë familjarët e tyre. Një 16-vjeçar është shpëtuar nga Forcat Ushtarake, në operacionet e shpëtimit në zonën e Kënetës në Durrës.
Rame Lala, një nga pjesëtarët e familjes Lala, 9 anëtarët e të cilës ndodheshin nën rrënojat e një vile, sapo është nxjerrë jashtë ka kërkuar të ëmën.
“Ku është mami”, është shprehur 16-vjeçari. E ëma, mes lotësh i është përgjigjur menjëherë: “Të ka mami mbret, o mbret!”.
Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë familje jetonin tre kurora bashkë.