Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, shkon në 35 numri i viktimave

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, shkon në 35 numri i viktimave

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se është rritur në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë AFAD njoftoi se 35 persona kanë humbur jetën ndërsa 1.556 të tjerë janë të plagosur që kanë marrë trajtime në spital pas tërmetit që goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e 24 janarit.

Agjencia e emergjencave ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona.

Në rajon kanë mbërritur 9.233 çadra prej të cilave ka përfunduar instalimi i sasisë së nevojshme.

Pas analizave përcaktuese të dëmeve është konstatuar se janë shembur 76 ndërtesa, janë dëmtuar rëndë 642 dhe 425 ndërtesa kanë dëme të vogla dhe të mesme, njoftoi AFAD në deklaratën e saj.

Gjithashtu AFAD tha se në punimet në terren janë të angazhuar një personel prej 3.433 personash të ekipeve të kërkim-shpëtimit si dhe 192 të tjerë nga grupet për çështjet e ushqimeve, strehimit, energjisë, komunikimit dhe punimeve të tjera psiko-sociale.

Pas tërmetit të fortë janë shënuar edhe 400 pas lëkundje të tjera raportuan autoritetet.

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) dhe Zëvendëspresidentin Fuat Oktaj (Oktay) shkoi në Elazig për të bërë inspektime në lidhje me tërmetin 6,8 ballë me epiqendër nënprefekturën Sivrice të këtij rrethi.

Presidenti Erdogan mori pjesë në varrimin e dy viktimave të tërmetit, ku tha: “Që prej të kaluarës e deri më tani ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim këto tërmete”.

“Ne si shtet bëjmë deri në fund çfarë të kemi në dorë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë punimet e kërkim-shpëtimit”, tha Erdoan.

Presidenti Erdoan në lidhje me shtëpitë e shembura dhe ato që janë dëmtuar nga tërmeti në rajon tha: “Në vend të rrënojave në fshatra dhe lagjet e ndikuara nga tërmeti me anë të Agjencisë për Administrimin e Banesave Kolektive ose Agjencia e Zhvillimit të Strehimit (TOKI) do të bëjmë atë që nevojitet. Nuk do të lëmë asnjë pa shtëpi”.

Tags: 35termetturqiviktima

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë
Rajoni

Nesër zhvillohen zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut; mbi 1 milion votues në raundin e dytë

20:56 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
Next Post
Miliona vetë izolohen në Kinë, virusi mban në ankth botën

Miliona vetë izolohen në Kinë, virusi mban në ankth botën

Trump: SHBA nuk do të tërheqë sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave

Trump: SHBA nuk do të tërheqë sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave

Tërmeti/ Rama: 95% e familjeve të prekura do të marrin shtëpi më të mira

Tërmeti/ Rama: 95% e familjeve të prekura do të marrin shtëpi më të mira







JU REKOMANDOJMË

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025




TË FUNDIT

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

by mirseda
22:26 | 01/11/2025
0

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjorm...

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com